Fondi për emergjencat për 2016-ën, më i ulëti në tetë vjet

Postuar në 08 Janar, 2016 17:25

Ndonëse Shqipëria po përballet përherë e më shumë me emergjenca civile, si pasojë e dukurive natyrore, në buxhetin e vitit 2016, fodni për emergjencat është ulur. “Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për vitin 2016, buxheti ka vënë në dispozicion të emergjencave civile vetëm 144.9 milionë lekë nga 779 milionë lekë që ishte një vit më parë. Madje të dhënat tregojnë se financimet për emergjencat civile kanë ardhur në ulje nga viti në vit. Fondi i emergjencave civile është mekanizmi i parë financiar, i cili përdoret për të asistuar familjet e prekura nga katastrofat. Nëse ky fond nuk mjafton atëherë buxheti ka një tjetër zë për të ndihmuar dhe dëmshpërblyer familjet e prekura. Ky është fondi i kontigjencës, por edhe ai është rrudhur. Në buxhetin e këtij vitit qeveria ka përcaktuar 3 miliardë lekë ose 0.2 për qind e Prodhimit Kombëtar si fond kontigjencë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se përjashto vitin  2013, ky është niveli më i ulët i kontigjencave buxhetore gjatë 8 viteve të fundit”, raporton Top-Channel.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.