Strategjia e re e mbrojtjes së Rusisë: NATO, kërcënim për sigurinë kombëtare

Postuar në 01 Janar, 2016 16:28

Përshkallëzohet edhe më tej tensioni mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur së fundmi një dokument të strategjisë së mbrojtes, në të cilin NATO përcaktohet si kërcënim për Rusinë dhe sigurinë e saj kombëtare. Sipas këtij dokumenti, instalimet e ndryshme të NATO-s në disa vende, cilësohen si kërcënimi kryesor Kremlinin. Dokumenti cilëson po ashtu se instalimet e sistemeve ushtarake nga NATO vjen në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ccka kërcënon rendin e përgjithshëm në botë. Po ashtu në vlerësimin e Presidentit rus, politika e zgjerimit të NATO-s, buron nga politika e pavarur që ndjek Rusia. Nuk dihet se cilat mund të jenë pasojat e kësaj strategjie në marrëdhëniet e Rusisë me vend të NATO-s, pasi duket qartë se me NATO, Kremlini nënkupton SHBA-të. 

 

http://www.presstv.com/Detail/2016/01/01/444017/Russia-Putin-NATO-nation...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.