Mbi kompozitorët myslimanë të Festivaleve dhe kontestimi i LGBT për fituesin

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 10:05

Festivali i 54 i RTSH-së u shoqërua me polemika që dolën jashtë sferës artistike dhe që prekën më së shumti ndjeshmëri që lidhen me përkatësinë fetare apo seksuale të pjesëmarrësve apo të personave të përmendur gjatë netëve të festivalit. E para që ka reaguar ka qenë vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, pas shprehjes së Pandi Laços gjatë prezantimit për kompozitorë myslimanë që i dhanë artit shqiptar, duke përmendur nominalisht edhe emra të veçantë. “Nuk jam e mërzitur me fjalët që Pandi Laço pati kurajon të thoshte në natën e fundit të festivalit, jam e revoltuar për mendjelehtësinë me të cilën u prononcua për disa nga figurat e muzikës shqiptare, (Abdullah Grimci< Avni Mula, Agim Prodani dhe Feim Ibrahimi,  duke I cilësuar si kompozitorë myslimanë që shkruan muzikë shqiptare. A ka mundësi të na sqarojë Pandi Laço të na sqarojë cili ishte qëllimi i gjithë këtij lëmshi të paparë në gjithë historinë e muzikës shqiptare. Po ia them unë që t’ia lehtësoj punën. Feim Ibrahimi është një nga shtyllat e muzikës shqiptare është Ai që tronditi tabutë e realizmit socialist, Ai është shqiptar dhe shkruante e kompozonte shqip”-reagon vajza e kompozitorit për Gazetën Shqiptare.

Edhe komuniteti LGBT është ndjerë i fyer për këngëtaren fituese duke e shoqëruar përzgjedhjen e Eneda Tarifës me një koment disi ironizues. Në portalin “Historia ime”, Kristi Pinderi ka publikuar një qëndrim të shkurtër mbi rastin në fjalë: “Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mire. Kur aktivistët për të drejtat e LGBT-së e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchitta. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet në grupime të përkatësisë seksuale”-shkruan Pinderi.

E mira do ishte që debati i Festivalit të fokusohej tek prurjet artistike të këtij viti, por ajo që prodhoi RTSH në edicionin e 54 është debate mbi myslimanizmin e kompozitorëve dhe homofobinë e këngëtarëve.

Comments

Submitted by Kristaq MUHAMETI (not verified) on

Qe Pandi Laco, eshte idiot i lindur, kjo dihet me kohe, por nuk kuptoj se si dtejtuesit e TVSH, ose me mire zoti Martin Leka, caktoi si prezantues, hajvanin ne fjale.
Me keto shprehje te ketije idioti paraadoleshent, mund te krijohet nje shkendije zjarrvenese, per te shkaterruar te vetmen gje pozitive qe na ka mbetur si komb, HARMONINE FETARE.
Keta njerez, duhet te etiketohen si njerez me pulle te kuqe, dhe nk duhet te aktivizohen me ne te tilla pune, ne cfreso TV, mbasi nga gomarlleku, papjekuria, mungesa e formimit, krijojne incidente jo pa pasoja ne marrdheniet, fetare, etnike, etj. etj.
Ndersa sa per Kristi Pinderin, ai le te shkoje e te ankohet tek shefi i vet qe, eshte avokati i popullit dhe tek OSBE, KE, apo ku t'ja kercase bytha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.