Rusi-Armeni bien dakord për krijimin e një qendre të mbrojtjes ajrore në Kukaz

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 00:44

Rusia dhe Armenia kanë nënshkruar ditët e fundit një marrëveshje për krijimin e një qendre të përbashkët rajonale për mbrojtjen ajrore në Kuakaz. Vendimi vjen në kuadër të aleancës së gjatë mes Rusisë dhe Armenisë e cila sheh garanci ushtarake nga Moska përballë Azerbajxhanit në konfliktin për Nagorni Karabakun. Ndërkohë marrëveshja shihet edhe si një reagim ndaj situatës më të fundit me Turqinë, e cila autorizoi rrëzimin e një avioni ushtarak rus. “Sot aviacioni luan një rol të madh në luftim. Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe aty ka avionë të SHBA-së. Ka nevojë për më shumë siguri që do të mbante kufijtë ajrorë të mbrojtur”, citojnë mediat ruse ish-zv.komandantin e Forcave Ajrore ruse, gjeneralin Alexander Luzan.

Marrëveshja i ka hapur rrugë dislokimit të mjeteve ushtarake ruse në territorin armen dhe siç raportohet Kremlini po bën përpjekje që të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme edhe me Kirgizinë dhe Taxhikistanin.  Më herët Rusia ka firmosur marrëveshje të tilla edhe me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.