Qeveri të plotfuqishme. Një shembull i ngjashëm me Shqipërinë në Poloni

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 18:08

Parlamenti i Polonisë ka miratuar së fundmi një ligj që ndryshon disa aspekte të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Siç njofton “Euobserver” ligji i ri detyron shumicë të cilësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në ndryshim nga sa është sot, ku vendimet merren me shumicë të thjeshtë. Po kështu parashikohet që të zgjatet në tre ose gjashtë muaj nga dy javë që është sot, afati brenda të cilit Gjykata duhet të shprehet për një çështje që është kërkuar nga pal të ndryshme. Sipas një opinioni të Gjykatës së Lartë të këtij vendi, afati i përcaktuar do të thotë paralizë, ndërkohë që imponimi i një shumice të cilësuar në vendimmarrje, po shihet si përpjekje e qeverisë së drejtuar nga partia Ligj dhe Drejtësi për të vënë në kontroll gjykatën. Përforcohen këto zëra pasi ky akt pason një përplajse të muajit nëntor, e cika vuri përballë qeverinë e re të betuar në tetor me gjykatën, duke ndërruar caktimin e pesë gjyqtarëve të emëruar nga qeveria e mëparëshme. Gjykata i refuzoi emërimet, por qeveria u shty përpara me akuza të forta ndaj saj. Lojën e drejton ish-kryeministri Kaczynski, i cili siç shkruan “Euobserver” qëndron pas kryeministrit aktual Beata Szydlo. Zhvillime të kësaj natyre kanë shqetësuar edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër, presidenti i tij, Martin Schultz  ka deklaruar se një debat i posaçëm do të zhvillohet për këtë çështje në PE(https://euobserver.com/political/131662). Parimi është i thjeshtë: kufizimi i kompetencave të një pushteti apo institucioni që e ka pavarësinë të garantuar me Kushtetutës cenon disa ekuilibra dhe duhet menduar mirë.

Polonia dhe shqetësimi që ky vend anëtar i BE-së ka krijuar me vetëm këtë epsiod, fton për disa mendime analogjike në Shqipëri. Një analogji që çalon pasi Shqipëria është larg Polonisë në standarde dhe funksionim të opinionit publik, por gjithsesi ajo jep një “recetë” për të lexuar vërejtjet e Komisionit të Venecias.

Gjykata Kushtetuese është ndër zërat e parë për të cilat Komisioni i Venecias bën vërejtjet e veta ndaj draftit të propozuar nga eskpertët e Komisionit Parlamentar shqiptar. Heqja e termit “fuqi të përgjithshme detyruese” për të lënë si përcaktim detyrues për vendimet e GJK-së vetëm “fuqi detyruese” është një pikë që sugjerohet të rishikohet. Nga ana tjetër, KV-ja propozon që Gjykatës t’i lihet e drejta që të interpretojë “të paktën procedurat sesi adoptohen amendamentet kushtetuese”, përderisa drafti aktual i heq asaj kompetencën e interpretimit të një ligji që sanksionon ndryshimin kushtetuese. Komisioni i Venecias vëren se praktika franceze dhe ajo austriake, që eliminon GjK-në nga ky proces janë vetëm dy shembuj, por jo një standard i gjithëpranuar. Rrjedhimisht Gjykata duhet të jetë prezente në procedurën e ndryshimeve, e cila merr vlerë tjetër në dritën e ndryshimeve të kryera në prill 2008. Proceudra e ndjekur asokohe, nëse do të shikohej qoftë edhe me standardin e tanishëm që ka ndjekur treyzat e diskutimit, konsultimin etj., mund të shpalleshin realisht të pavlefshme.

Një aryse se përse Franca dhe Austria e kanë neutralizuar rolin e GjK-së nga procesi i ndryshimit ksuhtetues është sovraniteti i legjislativit. Por nëse ky argument qëndron, në rastin e amendimeve në Shqipëri ai kundërshtohet me një amendament brenda draftit të propozuar. Konkretisht ekspertët kanë propozuar që për pjesëmarrjen e Shqipërisë në aktivitete ushtarake, apo në forca që operojnë ushtarakisht si dhe për të lejuar kalimin apo instalimin e forcave të huaja ushtarake në territorin shqiptar, mjafton vendimi i qeverisë. Komisioni i Venecias sugjeron qartë që “për çështje strategjike është mirë që të vendosë Parlamenti”, duke lënë si klauzolë ekskluzive për qeverinë vetëm “gjendjet e jashtëzakonshme”.

Ky moment si dhe ai i rolit që kërkohet t’i  jepet ministrit të Drejtësisë në KLD, apo në Inspektoriatin e Lartë, kanë rëndësi pasi përbëjnë prirje për të zgjeruar pushtetin e qeverisë dhe të një mazhorance. Në vetëm dy vjet e gjysmë, qeveria ka patur jo pak kundërshtime dhe vendime kundër nga Gjykata Kushtetese, që vetëm dy ditë më parë ktheu ligjin “Për procedurat tatimore”(disa ndryshime). Koneteksti politik e kërkon ruajtjen e disa poleve pozitive në balancimin e sistemit, pasi pas vitit 1998 e mbrapa, palët janë detyruar të manovrojnë brenda Kushtetutës, ndonëse më pas e kanë ndryshuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.