Të ardhurat buxhetore, 4% më shumë se vjet, 8% më shumë se parvjet, 3% më pak se parashikimi

Postuar në 24 Nëntor, 2015 20:46

Të dhënat e publikuara sot nga Thesari i Shtetit tregojnë se të ardhurat buxhetore për 10-mujorin ishin 311.2 miliardë lekë. Kjo përbën një rritje me 4% krahasuar me vjet dhe 8% krahasuar me parvjet. Por kjo rritje nuk ishte sipas parashikimit të riparë në korrik për muajt në vazhdim. Të ardhurat e 10-mujorit ishin 3% më të ulta se ai parashikim. Në dy muajt e mbetur, duket i parealizueshëm parashikimi për të ardhura vjetore 398 miliardë lekë, kur mesatarja mujore deri në fund të tetorit ishte vetëm 31 miliardë lekë.

Në drejtim të shpenzimeve bie në sy fakti se ato për shlyerjen e detyrimeve të qeverisë paraardhëse dhe për interesat e borxheve të akumuluara ndër vite ishin më të mëdha se borxhi i ri i marrë gjatë 10-mujorit. 

Në mënyrë kumulative, nga 1 janari 2014 deri në 31 tetor 2015, shpenzimet për haraçet e së shkuarës, me kursin e atëhershëm, ishin 1.2 miliardë dollarë (700 milionë për interesat e borxheve të vjetra dhe 500 milionë për detyrimet e prapambetura të qeverisë paraardhëse)

Ky shpenzim 1.2 miliardë dollarë për të shkuarën u mbulua 900 milionë me borxh te ri dhe 300 milionë me të ardhurat korrente

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.