100 milionë euro për tenderin e sterilizimit. PD: Sistemi ekziston dhe funksionon

Postuar në 21 Nëntor, 2015 15:29

Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e sterilizimit që sipas saj i jep 100 milionë euro një miku të kryeministrit Edi Rama. Deputetja Albana Vokshi, deklaroi se akti në fjalë vjen ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar e ka sistemin në fjalë. “100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital. Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas. Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat. Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, paisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit. Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro. Pse nevojitet  tenderi i sterlizimit të pajisjeve, kur sitemi është i ngritur dhe ka qenë funksional? Ku ka shkuar dhe ku do të shkojë buxheti i parashikuar në sektorin e Shëndetësisë për sterilizimin? A ka bazë justifikimi i gjetur prej ministrisë se duhet shtuar logjistika, apo është mashtrimi i radhës”, tha Vokshi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.