Bashkia e Tiranës, borxhet kapin shifrën e 35 milionë dollarëve

Postuar në 23 Tetor, 2015 17:52

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik të Tiranës u prezantua buxheti dhe paketa fiskale e bashkisë, që më pas do të kalojnë për miratim edhe në Këshillin Bashkiak. Duke sjellë në vëmendje gjendjen në të cilën ndodhet bashkia dhe projektet që pritet të zhvillohen, kryebashkiaku i Tiranës diskutoi mbi shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, krijimin e zonave të lira ekonomike dhe zhvillimin e një partneritet publik – privat për investime të ndryshme, si shkollat. “Rreth 23 milionë dollarë janë borxhe në projekte investimesh publike, 7.8 milionë dollarë janë borxhe të lidhura me investime në infrastrukturën rrugore, rikonstruksione, blloqe banimi, 4.5 milionë dollarë janë borxhe që lidhen me ndërtimin apo rikonstruksionin e shkollave etj”, deklaroi Veliaj. Sipas tij bashkia do të njohë çdo borxh. “Sigurisht që ne do të kemi një proces auditi, për t’u siguruar që çdo qindarkë që po rikuperojmë nga të ardhurat e Bashkisë shkon për të paguar një borxh real, të një pune që është bërë realisht. Por në momentin që puna është bërë realisht, sigurisht që do të njohim çdo qindarkë borxh, për t’u dhënë garanci bizneseve që janë investuar në Bashkinë e Tiranës dhe janë kontraktuar nga Bashkia e Tiranës që ne i njohim dhe do të sigurohemi që të gjitha borxhet të paguhen në momentin më të parë që Bashkia siguron të ardhurat e nevojshme”. Në lidhje me paketën fiskale, Veliaj tha se: po bëjmë çmos që të shëndoshim të ardhurat e Bashkisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.