Pronat publike, shteti nxjerr në shitje 1570 objekte jo strategjike

Postuar në 16 Tetor, 2015 20:35

Ministria e Ekonomisë ka bërë gati për shitje 1570 objekte ish shtetërore në të gjithë vendin. “Monitor” shkruan” se pas një inventari të ish objekteve publike që nisi menjëherë pas shtatorit 2013, janë evidentuar ish pronat shtetërore më rëndësi jo strategjike që do të dalin në shitje. Objektet janë ish ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit dhe shtrihen në të gjithë vendin. Burimet zyrtare në Ministrinë Ekonomisë pohojnë se, kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim ose pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.