Para zgjedhjeve Basha “liroi” dorën për lejet e ndërtimit

Postuar në 07 Tetor, 2015 11:55

Para se të linte postin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha dha një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi.  Monitor shkruan se nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 21,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 78,8 %.

Lejet e miratuara për ndërtesa zënë 55 % të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit miratuar në tremujorin e dytë 2015, ndërkaq lejet e miratuara për punime inxhinierike zënë 45 % të vlerës së përafërt të lejeve gjatë së njëjtës periudhë. Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarkun e Tiranës me 64,6 % dhe Durrësit me 23,2 %.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.