Borxhi i kredive të pakthyera në banka 1 miliardë dollarë

Postuar në 18 Shtator, 2015 18:30

125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është  totali i kredive me probleme që nuk jane kthyer ne banka si  nga indiviëet ashtu edhe bizneset.  Sipas të dhënave të Bankës së Shqiperise, nga  125 miliardë që ishte  totali  i kredive me probleme  në muajin qershor , 70 miliardë lekë  është kredi e pakthyer  nga  35 korporata të medha në vend, ndërsa pjesa tjetër prej  55 milardë është kredi e pakthyer nga  biznese të tjera  dhe individë. Për ekspertët ky borxh i pakthyer në banka duket se është tregues I stanjacionit ekonomik që po kalin vendi, çka ka ndikuar edhe në uljen e kreditimit të ekonomisë nga bankat. Drejtori i Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë Klodian Shehu  thotë për  Tv Klan se  24.2%  e tw gjithew kredive e dhënë për bizneset është me probleme. Ndërsa tek individet  15% e kredive figurojnë në listën e borxheve të pakthyera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.