Vrasja e dy policëve, gjykata egjiptiane dënon 8 persona me vdekje dhe 88 me burgim të përjetshëm

Postuar në 15 Shtator, 2015 22:23

 

Gazeta “al-Ahram” raportoi se një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje tetë anëtarë të ”Vëllazërisë myslimane” për vrasjen e dy policëve. Gjykata dënoi edhe 88 të tjerë me burgim të përjetshëm për të njëjtën akuzë. “Vetëm pesë të akuzuar u liruan”, shkruan “al-Ahram” në faqen e saj online. Të 96 personat u shpallën fajtorë për vrasjen me paramendim të dy policëve si edhe për grabitjen e armëve gjatë sulmit në rajonin e policisë në Samalout, në provincën e Meniyas. Kjo ngjarje ndodhi pas rrëzimit të presidentit islamik, Mohammed Morsi nga ushtria, në korrik të 2013-ës, që u pasua nga protesta në mbarë vendin që kërkonin lirimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.