Snowden, ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, merr çmimin norvegjez për lirinë e fjalës

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:40

Edward Snowden është fituuesi çmimit norvegjez të lirisë së fjalës. Në motivacionin e saj, juria tha se “Snowden ka treguar sesi integrimi elektronik i informacionit në botë mund të jetë një kërcënim për integritetin personal dhe gjithashtu mund të përbëjë një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”. Gjatë marrjes së çmimit norvegjez të lirisë së fjalës, ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden tha se nuk kishte asnjë keqardhje për zbulimin e programeve të mbikëqyrjes në masë që e detyruan atë të emigronte. “Ne do t’iu nderojmë si informatorin më të rëndësishëm të kohës sonë”, tha Hege Newth Nouri, kryetarja e bordit të akademisë “Bjornson”. Vlera e Çmimit të Bjornsonit është 100 000 korona ose 12 000 dollarë. Nouri tha se “një karrige bosh në skenë simbolizonte se organizatorët kishin dështuar që të garantoheshin se Snowden nuk do të arrestohej dhe mundësisht të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.