Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:40

Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë. Ministria e Kulturës nuk e ka përfshirë këtë kishë si monument kulture, kështu që pretendimi i Shkrelit në Facebook, është një mbulesë patriotizmi që i shërben nuk dihet se kujt. Nuk ka asnjë reagim as nga policia as nga ndonjë autoritet shtetëror. Më poshtë denoncimi i KOASH:

“Sot, e premte, 21 gusht 2015, një ngjarje edhe më e rëndë ndodhi në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Dhërmi. Persona të paidentifikuar dhe me makina pa targa, duke shfrytëzuar kohën e drekës, rrëzuan vandalisht mbulesën me soletë të kishës. Në momentin që u diktuan nga prifti, banor i Dhërmiut, në ngutje për t’u larguar gati e shtypën, duke i rrezikuar seriozisht jetën.
Nga ana e autoritetit kishtar lokal u bë denoncimi penal ndaj aktit të shkatërrimit të pronës me cilësi të veçanta, për tentativë të qëllimshme aksidentimi dhe nxitje konflikti social.
Besimtarët orthodhoksë të Dhërmiut janë të shokuar nga kjo dhunë e verbër ndaj këtij vendi të shenjtë për ta dhe nga përshkallëzimi i përdhosjes dhe shkatërrimit të tij. Ata kërkojnë me forcë që autoritetet shtetërore kompetente të reagojnë në mënyrë urgjente për gjetjen e fajtorëve dhe të ndërhyjë për të ndalur çdo lloj tentative të mëtejshme shkatërrimi. Besimtarët janë të revoltuar veçanërisht edhe nga qëndrimi i disa mediave dhe individëve, që përpiqen ta politizojnë dhe legjitimojnë shkatërrimin dhe dhunën, madje edhe të krijojnë përçarje pseudonacionaliste. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon ashpër këto ngjarje, që cenojnë pronën dhe lirinë e besimit fetar. Ajo i bën thirrje besimtarëve që të ruajnë qetësinë përpara këtyre provokimeve dhe të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të kishës. Ajo kërkon nga shteti të marrë përsipër detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti.
Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do ta rikonstruktojë Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, e cila është pronë e saj sipas akteve ligjore dhe vendimeve gjyqësore. Kisha është i vetmi autoritet i njohur nga ligji që mund të ndërmarrë ngritjen e objekteve orthodhokse të kultit. Siç njihet dhe nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve, kjo kishë nuk është monument kulture”.

Comments

Submitted by Shkreli luan ne... (not verified) on

Epo keta greket e sotem bejne gallate, edhe pse jane ne mes te diteve te zise, e kane te vdekurin brenda, dmth...europen.
Dhe, pa gje te keqe "na shesin neve Europe" dmth shiten si evropedhiste!
Art Shkreli, edhe sikur i teri te jete gabim, ezhte ne trojet e tij, qeveria e tij ska ndermend te jap doreheqjen as Bashkia e Himares, jo...kurse ai xoteria qe flet nga athinaja pwr shen katolikun e ndritur te Bregut, kam frike se ka hyre ne te kuqe!

Submitted by i (not verified) on

Clidhje ka feja ortosokse me grekun?? Para se te ndaheshin kishat ne shekullin e 11 ishte nje fe krishtere, me tutje kiah ishte nen bizantin (ne dmth) u bene ortodoks dhe kush nen papatin katolik. Por dyshimi per nje vend te shenjt te nje feje tjeter sot nuk i jep te drejten asnjerit, sepse me kete llogjike hajde prishim tere xhamite sepse mempare kane qene kisha...

Submitted by Dakord, por... (not verified) on

dakord,
por varri dhe kjo kishe eshte ne Shqiperi,apo jo?
Ndaj pyeta une i shketi: cpati qeveria greke?!
Se mos Art Shkreli shkoi te hapte ndonje nga varret me emer grek, brenda te cilit ka eshtra bujku shqiptar te fillimshekullit te meparshem, kur greket vinin per pune ne shqiperi, (si italianet e kohen e Exi Rames) dhe krijuan diaspore aty.
Ajo feja qe prozvale ThimaDhima eshte e vete Skenderbeut.
Shkreli nuk ka qellim religjioze. jo dhejoejo. Ata po heqin ca para menjane, dhe po i fshehin beSa,an, kaq...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.