Mungesa e likuiditetit, mbi 13 mijë biznese nuk paguajnë

Postuar në 19 Gusht, 2015 18:54

Mungesa e likuiditetit duket se është një ndër faktorët kryesorë të treguesve të krizës ekonomike, çka vihet re dhe në të dhënat më të fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Aty shihet qartë numri i madh i bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet. Sipas shifrave zyrtare nga kjo drejtori, lista e bizneseve ndaj të cilëve ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë është 13 119. “Tv Scan” raporton se ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre. Po sipas “Tv Scan” tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.