Nard Ndoka i jep këshilla për shëndetësinë Ilir Beqjes dhe ka të drejtë!

Postuar në 10 Gusht, 2015 17:59

Si një ish ministër Shëndetësie pasardhësit të vet, deputeti demokristian (dhe aleat me PS-në) Nard Ndoka akuzon ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, se po gabon me koncensionet dhe privatizimet. Ai ka kritikuar Beqjan se është dhënë pas koncesioneve dhe politikave të djathta në shëndetësi, projektet për të cilat ishin gati në sirtar që në kohën e tij. Ndërkohë që të tjera gjëra ka premtuar ai dhe mazhoranca. Ja këshillat e Ndokës, që duhet thënë se janë të drejta dhe të qëlluara.

“Ministria e Shendetesise po nxitohet dhe po gabon me koncensionet e privatizimet, rasti i sherbimit te Dializes eshte specifik dhe shume delikat.

Z.Beqja besoj ka gjetur ne zyren e tij, shume projekte dhe studime per privatizim te sherbimeve ne sistemin shendetesor (sherbimin e urgjencave, sherbimin e laboratorit, sherbimin e dializes, kateringun dhe shume te tjera), projekte te pregatitura, qe ne kohen e qeverise Berisha, politika tipike te djathta. Z.Beqja kishte premtuar mirmenaxhim dhe permirsimin e cilesise se sherbimeve, nepermjet riorganizimit te sistemit, por keto sherbime jetesore per pacientet po i dorezon tek privatet nepermjet koncensioneve e privatizimeve.

Te semuret me dialize vetem para pak viteve ishin te denuar me vdekje, nga kostoja e madhe qe ka ky sherbim per nje pacient.

Politika e Ministrise se Shendetesise duhet te fokusohet te krijimi i kushteve per transplantin e veshkave (ekziston nje salle moderne dhe mjeket e specializuar), per te ulur ndjeshem numrin e pacienteve me dialize, duke i kthyer ne jete normale, por duke ulur edhe shpenzimet ne buxhet. Ky eshte menaxhim.

Nese Beqja ka ndryshuar mendim e qendrim dhe deshiron te vazhdoje me koncensione e privatizime ne sherbime, te pakten duhet te hape nje debat per radhen dhe emergjencen e tyre.

Fjala vjen, dje u vrejt rasti i mosfunksionimit te sherbimit te urgjences, u plagosen rreth 30 persona nga shperthimi tek Don Bosko, por sherbimi i urgjencave mberriti me shume vonese, i pa organizuar dhe me mangesi te theksuara ne sherbim.

Mu kujtua rasti i shperthimit te Gerdecit, kur sherbimi i urgjences ne nje kohe rekord, ju dha ndihmen mjeksore 300 te plagosurve. Ne ate kohe Beqja opozitar, deklaronte, se ambulancat nuk kishin qafore per te plagosurit!

Dje sherbimi i urgjences dhe transporti i te plagosurve u krye nga makinat e policise dhe nga vete qytetaret me makinat e tyre, sherbimi i urgjencave nuk funksionoj!

Ndaj sherbimi i urgjencave duhet te privatizohet, qe ky sherbim i urgjences te jete bashkekohor, ashtu si z.Beqja e ka ne zyre projektin e pregatitur vite me pare.

Nga ndnjenja e pergjegjesise si ish minister, i bej thirrje Z.Beqaj ne menyre publike, kujdes me koncensionet e privatizimet, kujdes me radhen e tyre, kujdes me transparencen, konsultoju shume me specialistet e fushes perpara se te realizosh “endrrat e bukura” me koncensione!

Une jam konsoltuar me te gjithe ministrat e shendetesise para meje dhe kam perfituar shume nga keshillat dhe eksperienca e tyre, bejeni edhe Ju z.Beqja, ju garantoj se do orientoheni ne drejtimin e duhur”, shprehet Ndoka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.