Dy studentë zbulojnë galaktikën më të dendur të vëzhguar ndonjëherë

Postuar në 04 Gusht, 2015 19:19

Dy studentë të universitetit të San Jose në Kaliforni, zbuluan atë që konsiderohet galaktika më e dendur e vëzhguar ndonjëherë. Richard Vo dhe Michael Sandoval bënë zbulimin e galaktikë ultrakompakte dhe madje realizuan edhe një video ilustrim. Galaktikat e dendura janë shumë të ndriçuara, kompakte dhe me madhësi shumë të vogël. Ndaj edhe quhen xhuxhe. Nëse një e tillë do të vëzhgohej nga sipërfaqja e një planeti, do të shihej një qiell me 1 milionë yje njëherësh. Se çfarë ofron një pamje e tillë, mjafton të kujtohet se një vëzhgues nga Toka, sheh me sy të lirë vetëm disa mijëra yje. Përmasat kanë rëndësi për të kuptuar dukurinë: p.sh një galaktikë ultrakompakte e quajtur M59-UCD3 është 200 herë në e vogël se Rruga e Qumshtit, por densiteti i saj yjor është 10 000 herë më i madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.