rruga e qumshtit

Ku ndodhemi? Harta kozmike e vendndodhjes së galaktikës sonë(video+foto)

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:12

Harta në fjalë është realizuar nga Dr Brent Tully, i Universitetit të Hawait. Ajo synon të lokalizojë Rrugën e Qumshtit në lidhje me galaktika të tjera, në kuadrin e asaj që quhet Përqendrimi Shapley, ku ndodhen qindra mijëra galaktika, e që po e shtyjnë galaktikën tonë drejt yjësisë Centaurus, në qiellin jugor. http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3121912/You-incredible-ma...

Dy studentë zbulojnë galaktikën më të dendur të vëzhguar ndonjëherë

Postuar në 04 Gusht, 2015 19:19

Dy studentë të universitetit të San Jose në Kaliforni, zbuluan atë që konsiderohet galaktika më e dendur e vëzhguar ndonjëherë. Richard Vo dhe Michael Sandoval bënë zbulimin e galaktikë ultrakompakte dhe madje realizuan edhe një video ilustrim. Galaktikat e dendura janë shumë të ndriçuara, kompakte dhe me madhësi shumë të vogël. Ndaj edhe quhen xhuxhe. Nëse një e tillë do të vëzhgohej nga sipërfaqja e një planeti, do të shihej një qiell me 1 milionë yje njëherësh. Se çfarë ofron një pamje e tillë, mjafton të kujtohet se një vëzhgues nga Toka, sheh me sy të lirë vetëm disa mijëra yje.

Subscribe to RSS - rruga e qumshtit