Njëra denoncon ex officio, tjetri kërkon ta zgjidhë punën me biseda private!!!

Postuar në 15 Korrik, 2014 04:28

Zëdhënësja e PD-së ka dhënë sqarime dje lidhur me telefonatën që i ka ardhur nga deputeti i PS-së, Arben Ndoka. Ajo pretendon se ka provuar frikë gjatë kësaj bisede, dhe me këtë lë të kuptohet se ka marrë kërcënime. Duhet besuar? Unë jam i prirur të besoj se nuk ka marrë asnjë kërcënim, dhe se ajo po lejon të tjerët, si gjithnjë, ta përdorin politikisht. Por kjo nuk ka rëndësi. Nuk është kjo ajo që të bën përshtypje në këtë histori. Nuk është Laura problemi në këtë rast. Problemi është deputeti i PS-së, veprimi i tij. Edhe sikur të supozonim se kjo telefonatë ka qenë korrekte, dhe se Ndoka ka bërë “gentleman”-in me zonjushën e PD-së, veprimi i tij mbetet në rastin më të mirë një veprim i kotë e absurd. Nuk kuptohet se me çfarë logjike e ka bërë këtë telefonatë, dhe se cili ka qenë qëllimi i saj. Nuk kuptohet se ç’mund t’i thosh një personi që nuk ka folur as me kokë të vet, as në emër të vet, as me vullnetin e vet. Laura mund të thotë idiotësitë më të mëdha në këtë botë, dhe në të vërtetë ajo e bën shpesh këtë gjë (lidhur me Arben Ndokën gjasat janë që të mos ketë thënë marrëzira, megjithatë), por ajo në çdo rrethanë vepron publikisht dhe ex officio. E prandaj, bisedat private me të janë një gjest gangsterësh.

Pse i ka telefonuar asaj? Të bëhet të besosh se duhet të ketë qenë i dehur. Në mos, duhet të ketë qenë në ndonjë drekë mes miqsh, të cilët me siguri i ka si veten, dmth të fortë dhe macho, dhe ka qenë ndonjëri prej tyre, ose të gjithë, që i kanë vënë në dukje se ishte një femër ajo që po ia merrte erzin faqe botës, që e kanë inkurajuar të bëjë një çikë gallatë me të, t’i bëjë një telefonatë asaj … (në këtë pikë mund të jenë harxhuar të gjitha llojet e epiteteve që meshkujt e mejhaneve hedhin në adresë të femrave që guxojnë të krruhen me ta). Dhe Ndoka – po vijoj ta zhvilloj këtë version hipoetik – për t’u demonstruar atyre se është burrë, “siç ka qenë gjithnjë”, s’ua ka prishur. Ka folur me Laurën. Dhe në këtë mes, përsëris, nuk besohet se e ka fyer apo i është kanosur. Unë personalisht nuk e besoj, të paktën. Nuk e besoj jo ngaqë mendoj se Ndoka është elegant. Joooo, ç’është ajo fjalë. Thjesht besoj se nuk është aq i marrë sa të bënte gjeste që do t’ia rëndonin situatën, në të cilën ndodhet. Por nga ana tjetër, fakti që nuk i ka thënë asnjë fjalë të rëndë e nuk i ka bërë asnjë kërcënim (gjithnjë, nëse është i vërtetë ky version) nuk është se e nxjerr të larë nga kjo ngjarje. Përkundrazi. Ai nuk do duhej ta kish bërë atë veprim. Ai nuk ka pasur asnjë arsye në botë për t’i bërë telefonatë private një personi që ka thënë diçka në adresë të tij në mënyrë institucionale e publike. Por me sa duket, ky është ai që është, e prandaj duhet thënë se mund të jetë rasti që nuk mund të mos e bënte atë telefonatë. Sikur të mos ish i kësaj prerjeje, nuk kish se si të ish deputet i këtij parlamenti.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Pse se thua pak me troc, o Muçi, qe "Ndoka dhe cdokush "macho" ne parlament si ai, kur bejne te tilla veprime, me pas menjehere duhet te largohen, kushdoqofte ai". Nuk eshte parlamenti vendi ku mblidhen macho-t

Submitted by NesimAnonim (not verified) on

Qenia deputet I PS ne Parlament I Arben Ndokes eshte konkretizim apo vertetim I asaj qe ka thene Mustafaj Nano qe te"mblidhen gjith qelbesiravt e Shqiperise nga jane e ku s'jane, per te mposhtur Sali Berishen". Prandaj edhe ps kryeqekbesira Nano do qe t'a lehtesoje Ndoken,perseri asnje njeri edhe me dy pare mend ne koke nuk e beson se Ndoka nuk e ka kercenuar zedhensin femer te PD. Qelbesirat mbrojne qelbesirat!

Submitted by kastriot (not verified) on

Ua sa bukur ua sa bukur, "ex officio"!
Tamam sic flasin ne Skraparin e humbur ne mes te maleve dhe shkrepave!
Oh sa shqipe e bukur,sa shqipe e bukur!

Submitted by Agimi, (not verified) on

Sinqerisht e them, nuk e kam idene se cfare do te thote " ex officio" !!!

Mos ma merrni per mburrje, por une jam nga Kucova ,

dhe une pelqej dhe nuk lodhem se lexuari ne gjuhen shqipe kur kam kohe te lire per te lexuar.

E verteta eshte qe nuk kam edhe shume kohe te lire per te lexuar.

The truth is , I can speak and read and write  ( so so ) in english too,

but I have no idea what means "ex officio"

Submitted by Ben (not verified) on

Ndoka dhe ca te tjere nuk e meritojne te jene atje ku jane.

Kete thote Muci dhe kjo duhet marre nga artikulli.

Sa me shpejt te largohen keta njerez,aq me mire eshte per Parlamentin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.