Zelenski

Bravo Zelenski!

Postuar në 11 Gusht, 2026 16:40

 

Të shpallësh pavarësi të njëanshme është rezultat i guximit dhe sakrificës së një populli, por që ajo pavarësi të bëhet realitet duhet të mbrohet ose të sigurohet nga ndihma e jashtme, sidomos kur përballë kemi një pushtues me armatë më të fuqishme.

Nëse një popull liridashës synon t’i shpëtojë diskriminimit, getoizimit dhe epërsisë poshtëruese të pushtuesit, por nuk e ka ushtrinë e pajisur mirë apo ndihmën nga jashtë, atëherë shpallja mund të mbetet vetëm deklaratë politike, ndërsa vendi mbetet tutje nën pushtim.

Subscribe to RSS - Zelenski