Coco Chanel
Agjentja e inflitruar Coco Chanel
Një nga emrat më të mëdhenj të modës rezulton të ketë pasur angazhim të dyfishtë politik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ekspozitë që hapet me 16 shtator në Londër pritet të tregojë për vizitorët, krahas veshjeve të stiluara nga Coco Chanel, edhe dokumente që provojnë se ajo ka qenë e angazhuar me rezistencën franceze.
Krahas këtyre dokumenteve do të jenë edhe provat kontradiktore se ajo vepronte edhe si agjente naziste.
Lauren Bacall, e cila kuron ekspozitën, thotë se Chanel nuk duhet kuptuar e shkëputur nga angazhimi i saj në luftë.
