Blloku Të Kripura
Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, vizitë në Shtetin Bektashi
Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë së bashku me ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, Shtetin Bektashi. Sipas informacioneve vizita parashikon takime me kreun e Shtetit, Shkëlqesinë e Forumturuar, Baba Mondi. Nuk bëhet e ditur axhenda por nê takime parashikohet të marrë pjesê edhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona.
vijon...
Ekskluzive/Presidenti Begaj refuzon shkarkimin e Elisa Spiropalit
Ndryshimet e reja në qeveri duket se po çojnë në krizë të paprecedentë politike dhs institucionale. Burime për "Të Kripura" bëjnë me dije se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka njoftuar kryeministrin se nuk ka ndërmend të dekretojë shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, nën arsyetimin e rekomanduar nga partnerët europianë se ajo është një ndër interlokutoret kyçe me presidentin ukrainas Zelenskiy sa i takon diskutimeve për paqen me Rusinë. Mbetet ende e paqartë se çfarë do të vendoset nga z. Rama.
Lajm në përditësim...
Rama korrigjon talljen/Ishulli i Sazanit do quhet ishulli "Donald Trump"
Shakaja e kryeministrit për presidentin Donald Trump.ka rrëshkitur drejt një incidenti të rëndë diplomatik. E nisur me idenë për të rënë në sy, ajo është interpretuar si tallje për Trump, i njohur si person që i merr personalisht mufkat e lëshuara ndaj tij.
Burime për “Të Kripura” bëjnë me dije se z. Rama i kanë tërhequr vëmendjen miqtë e huaj për shakanë e pavend për të cilën nuk mund ta ndihmojë askush.
Zbulohet emri i ambasadorit të ri të Shqipërisë në ShBA, Hurdy Tariffs
Duket se kryeministri Edi Rama do të provojë një kartë të fundit për afrim me administratën e Donald Trump. "Të Kripura" mëson se z. Rama ka menduar të miklojë në mënyrë origjinale Donald Trump me një truk marketingu.
Ai i ka propozuar studiuesit Fatos Tarifa të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në ShBA. Me një kusht: mbiemri do të regjistrohet si Tariffs. Duke qenë se emri Fatos vjen pak a shumë si "hard guy", thuhet se identikiti i ri skenik të jetë Hardy Tariffs.
Ekskluzive/Edi Rama urdhëron rihapjen e Trikotazhit në Korçë
Organizata e Guras Socialiste ka thirrur një seancë dëgjimore urgjente me shoqen Ajola Xoxa për të dhënë shpjegime mbi shpenzimet marramendëse për veshje, për të cilat akuzohet bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas burimeve për “Të Kripura” seanca do të mbahet me dyer të mbyllura për gratë e thjeshta, por në të do të marrin pjesë vetëm shoqet që janë Zonja, që kanë haber nga çmimet e rrobave dhe modës.
Sondazhi: A është Erion Veliaj një ndyrësirë?
Nisur nga debatet e shumta dhe nga standardi i kryeministrit Rama sipas të cilit "kur unë them idiot shpreh një opinion" duket e udhës të hapet një minisondazh me pyetjen:
A është Erion Veliaj një Ndyrësirë?
Shaptilografisti
"Kur shita Partinë"! Akademia e Shkencave promovon librin e akademikut Skënder Gjinushi
Kur shita partinë dhe mora Akademinë!
Ky është titulli i librit më të ri, e ndoshta të vetmit, të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi. Nga një sy i shpejtë që “Të Kripura” i ka hedhur librit, që promovohet këtë javë në mjediset e Akademisë, mund të thuhet se aty Gjinushi lëvron një zhanër të rrallë letrar: autobiografinë kritike, kritikë e realizuar përmes humorit.
Do kemi gjyqin e dytë të kafeve
Më 2 nëntor të këtij viti, kryeministri Edi Rama, bëri “një rrëfim ndryshe”. Ai deklaroi – në të vërtetë në podcastin e vet ku ka të drejtë për çdo përmbajtje – se pi 10 kafe në ditë.
Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon
shprehej ai.
Po arrestohen të gjithë. Ministrat dhe kryebashkiakët t'i marrim nga Bangladeshi
Edhe kryebashkiaku i Devollit u mor i pandehur nga SPAK. Korrupsion thonë. Plarent Ndreca, zhurmues profesionist dhe drejtues administrativ në një ministri, së fundmi deputet, u mor i pandehur, Ilir Beqjas i sekuestruan shtëpinë të ziut.
Mandej në Bashkinë e Tiranës janë larguar nja 12 drejtorë, pesë janë në burg. Në qeveri askush nuk e di se çfarë e pret nga e nesërmja.
Filozofi praktike shqiptare: Dolën dhe do mbeten në opozitë sepse nuk ditën të vjedhin si PS-ja
Në një media sociale qarkullonte një video montazh mes Berishës dhe Metës biseda e të cilëve në fakt ishte shkëputur nga një debat në Parlament, në kohën kur Berisha i kërkonte dorëheqjen Metës sepse ishte nën akuzë se donte të vriste Tom Doshin. Dhe tani që e kujtojmë kuptojmë sa kohë të zeza do kishin qenë për kombin!!!
Mes të tjerava dëgjohet Berisha që i kujton Metës 700 mijë euro të videos me Priftin për të cilat dha dorëheqje. Meta ja kthen nuk dhashë dorëheqje për ato, por për Shkëlzenin që ishte në videot e Dritan Priftit.
