trump
Soros: Salvini, në pagesë nga Putin. Akuza e "fondacionit" për Trump: "Rrezik për botën"
Miliarderi hungarez Xhorxh Soros e ka akuzuar qeverinë e re italiane si të afërt me interesat ruse. Gjatë një deklarate në Festivalin Ekonomik të Trentos, Soros ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini si një njeri të paguar nga presidenti rus Vladimir Putin. Për këtë ai iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë së re italiane për të hequr sanksionet ndaj Rusisë. Sipas Soros, Putin kërkon të domonojë Evropën, nuk do ta shkatërrojë, por ta lodhë atë.
Trump ndalon importin e makinave luksoze nga Gjermania: Nuk do të shihet asnjë Mercedez në Fifth Avenue
Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.
Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:
Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez
Kongresi i lidh duart Donald Trump: Jo luftë me Iranin pa miratimin tonë
Kongresi amerikan i ka ndaluar presidentit Donald Trump të shpallë luftë ndaj Republikës Islamike të Iranit pa marrë më parë miratimin e dhomës së përfaqësuesve,
Media iraniane PressTv raporton se amendamenti ka kaluar unanimisht të mërkurën dhe se ai është propozuar nga përfaqësuesi demokrat Keith Maurice Ellison dhe është mbështetur nga një numër kongresmenësh demokratë dhe republikanë.
Diplomacia kapriçoze e Trump. Letër Kim Jong-un: I lutem Zotit të mos përdorim armët bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit të shumpëritur me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një letër të Trump drejtuar Jong-un përmes së cilës konsideron se koha e takimit të planifikuar për 12 qershor është e papërshtatshme.
Show personal i Trump si politikë e jashtme: Inspektimet ndaj Iranit të vazhdojnë!
Politika e Jashtme amerikane bëhet edhe më e paparashikueshme sesa karakteri i presidentit Trump. Disa ditë pasi ky i fundit njoftoi daljen e njëanshme nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, zyrtarë të Departamentit të Shtetit kërkojnë që inspektimet ndaj Teheranit zyrtar të vazhdojnë. Madje vetë Trump e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ai citohet të jetë shprehur në një takim në Indiana këtë të enjte që kaloi:
Aventurë apo strategji e Izraelit kundër iranianëve në Siri?
Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi tërheqjen e SHBA-së nga marëveshja bërthamore me Iranin dhe kërcënoi se çdo ambicie e Iranit në këtë drejtim do të marrë përgjigje të panjohur më parë, Izraeli i drejtuar nga Beniamin Netanyahu ka treguar forcën me një akt sulmi.
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Kjo ishte data e fundit për Trump që të shprehej në këtë kuadër dhe ai ka bërë atë që kishte deklaruar: tërheqjen nga marrëveshja e firmosur nga Obama. Sipas Trump marrëveshja është e kalbur dhe turp për të si qytetar. Ai ka riaktivizuar sanksionet që u hoqën me marrëveshjen duke krijuar polarizime të mëdha në Lindjen e Mesme.
“Nuk e dua Trump në funeralin tim”
Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral.
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence.
"Nuk duam të jemi polici i botës"
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar të tjera ndryshime në politikën e jashtme, kur është shprehur së fundmi se “vendi ynë nuk ka dëshirë të jetë polici i botës”.
Përherë e më shumë ne nuk dëshirojmë të jemi polici i botës. Ne kemi shpenzuar sasi të jashtëzakonshme parash në dekadat e mëparëshme në policimin e botës dhe kjo nuk duhet të jetë prioriteti ynë. Ne duam të jemi policë të vetvetes. Ne duam të rindërtojmë vendin tonë
Hendeku mbetet
Një shfaqje miqësore pavarësisht mosdakordësisë për çështjet tregtare dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, e cilësuan mediat ndërkombëtare takimin e Donald Trump dhe kancelares Merkel në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan përgëzoi kancelaren për fitoren në zgjedhje, duke lënë të kuptohet se keqkuptimet janë tejkaluar. "Ne kemi pasur një marrëdhënie vërtetë të mrekullueshme që nga fillimi, por disa nuk e kuptojnë"- tha presidenti amerikan duke e quajtur Kancelaren nje "grua shumë të madhe."