Rumen Radev
Presidenti bullgar: Përpjekjet e Europës në Ukrainë, të paracaktuara të dështojnë
Presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se ndihma europiane për Kievin në luftën kundër Rusisë është e destinuar të dështojë.
Europa nuk ka vizionin e vet për fundin e luftës dhe në mendimin tim, është e paracaktuar të dështojë. Ofrimi i më shumë armëve nuk do të çojë në fitoren e Ukrainës. E kundërta po ndodh përditë
ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Presidenti bullgar: Heqim veton nëse Maqedonia e Veriut ndryshon Kushtetutën
Bullgaria do të vijojë të mbajë veton ndaj Maqedonisë së Veriut sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Në një intervistë për Euractive, presidenti bullgar, Rumen Radev, e kushtëzon heqjen e vetos me ndryshime kushtetuese që duhen bërë nga ana e Maqedonisë së Veriut. Si arsye të vetos, Radev përmend mospërmbushjen e angazhimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në vitin 2017, në kuadër të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.
Radev: Nuk jemi roja që ju pengon te dera, çelësin e keni vetë në dorë
Një përmbledhje e batutave të përdorura herë pas here lidhur me ngërçin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor mund të cilësohet fjalimi i kryeministrit Rama në Forumin e Bledit në Slloveni. Kreu i qeverisë foli për pritjen e gjatë për “martesën” me BE-në dhe ripërsëriti krahasimin me pritjen për Godonë në dramën e Samuel Beketit, për të përfunduar me kërkesën drejtuar presidentit bullgar, për t’u bërë më pak europianë e më shumë ballkanikë sa i takon dakordësisë për hapjen e negociatave.