plani

SHBA nis përpunimin e planeve të reagimit ndaj stuhive diellore

Postuar në 04 Nëntor, 2015 15:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten dhe po marrin masa për goditjen nga një stuhi diellore me pasoja katastrofike. Pasojat përllogariten nisur nga efektet shkatërruese në ekonomi dhe në mjetetet e komunikimit. Në vitin 2008 një studim i Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA vlerësoi se kostot mund të arrinin në 2.6 trilion dollarë. Dalja jashtë funksioni e gjenratorëve dhe transformatorëve, mjeteve të komunikimit, do të çonin të gjithë jetën që kemi pas: pa internet, pa karta krediti funksionale dhe pa celularë.

Frika nga defiçiti, investimet publike nën parashikim

Postuar në 03 Tetor, 2015 17:54

Investimet publike vijojnë të mbeten larg planit të qeverise. Sipas të dhënave fiskale në tetëmujorin e parë të këtij viti investimet janë gati 10 % më pak se plani i rishikuar me aktin normativ të buxhetit. ABC News raporton se vlera e investimeve te parashikuara për këtë periudhë eshte 31.7 miliardë lekë, ose rreth 3 miliardë lekë më pak.

Thellohet kriza, nuk realizohet as plani i shkurtuar tek investimet

Postuar në 25 Shtator, 2015 10:03

Të dhënat e 8 mujorit tregojnë se, fondi i investimeve me gjithë shkurtimin e aplikuar gjatë rishikimit të buxhetit nuk është realizuar në masën 9.7%. Nga 31 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar në janar-gusht janë alokuar 28 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se programimi.

Sipas “Monitor” me rishikimin e buxhetit shpenzimet kapitale u reduktuan me 4.7 miliardë lekë, nga të cilat: – Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm u rriten me 5 miliardë lekë dhe shpenzimet kapitale me financim të huaj u reduktuan me 9.7 miliardë lekë.

Pages

Subscribe to RSS - plani