bashkia e tiranes
Egoja e një kryebashkiaku – Erion Veliaj shpërblehet për “pjesëmarrjen”
Në vendin tonë ekziston një kompleks i veçantë “profesional”, të cilit nuk i ka shpëtuar as zoti Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë.
Kompleksi kap zakonisht pjesëmarrësit në konferenca, trajnime apo aktivitete të tjera ekstrakurrikulare, kryesisht jashtë vendit. Ai manifestohet në zmadhimin e qëllimit të këtyre aktiviteteve, të rolit të pjesëmarrësit, dhe më pas përdoret për të fryrë rëndësinë e vetes si “intelektual” apo “lider”.
Fushata e pyllëzimit, pse nuk po (ri)mbillet lisi para Galerisë së Arteve?
Z. Veliaj ka dy vite të paktën që ka nisur një fushatë të pandalshme të mbjelljes së pemëve. Pavarësist mungesës së transparencës për këtë nismë, në thelb ajo është pozitive. Fundja pemët do të mbeten aty me dobinë e tyre edhe pas ikjes së kryebashkiakut aktual.
Por pemët po mbillen kryesisht në periferi, nëpër zona të kufizuara dhe pak po bëhet që edhe qyteti brenda, aty ku ka hapësirë të gjelbërohet edhe më shumë.
Qeverisja e mbyllur e Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës
Erjon Veliaj mund të mburret me çmimet për transparencë që mori vitin e shkuar, por praktika e punës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës dëshmon të kundëtën. TemaTv publikon sot një material që sipas të cilit Bashkia e Tiranës, në zyrën e shtypit të së cilës punojnë rreth 50 vetë, gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2019, ajo ka shmangur informimin paraprak të medias.
Korsitë e biçikletave në Tiranë, përtej propagandës së shfrenuar të Bashkisë
Që nga shtrimi i fibrave optike që kërkon çarjen e rrugëve e deri te mungesa e një studimi, këto janë ndër ato çështje për të cilat nuk flitet kur vjen puna te ndërtimi i korsive të biçikletave në Tiranë.
Dilemat e para politike të Erjon Veliajt
Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka hedhur një hap të parë drejt asaj që mund të rezultojë një përballje e fortë poltike brenda Partisë Socialiste. Duke folur në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, z. Veliaj ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikandidojë por kjo sipas tij nëse Partia Socialiste e vendo kështu.
“Unë nuk jam këtu për të vetëkandiduar”, tha ai.
Taksa e pronës rritet me 20-50%, vihet në faturën e energjisë
Nga janari qeveria do të fillojë të mbledhë taksën e pronës, një tarifë që do të vendoset mbi vlerën reale të tregut të dhe do të vilet përmes faturës së energjisë elektrike. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave thanë për televizionin Klan se rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot, ndërsa për godinat në periferi nuk do të ndryshojë. Bizneset, që aktualisht paguajnë një tatim të lartë, do të kenë një taksë më të zbutur vitin e ardhshëm.
Bashkia e Tiranës, 3 miliardë lekë gjoba në vitin 2016. Mbledhja e taksave, në masën 50%
Bashkia e Tiranës shënon rekord të ardhurash nga gjobate e automjeteve. Vetëm në 2016-ën drejtuesit e automjeteve kanë paguar rreth 3 miliardë lekë. Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me taksat ku bashkia ka mundur të mbledh në masën 50%.
TemaTv
Video/Bashkia e Tiranës çon në landfillin e Sharrës qentë e rrugës
Disa qytetarë kanë reaguar ndaj bashkisë e cila ka bërë të qartë se siguria e njerëzve, pastërtia dhe administrimi i hapësirave vijnë në vend të parë. Video është filmim i një qytetari.
Bashkia e Tiranës premton 2000 kredi të buta nisur nga viti që vjen
Bashkia e Tiranës hyn në fushatë elektorale me një ofertë të hapur me natyrë sociale. Kryetari i saj, Erjon Veliaj, ka premtuar 2000 kredi të buta, gjatë inaugurimit të konviktit të shkollave elektrike “Gjergj Canco”.
Ka mbetur më njeri që beson se kjo bëhet për një kënd lojërash?
Protesta e vazhdueshme te Parku i Liqenit dhe kundërpërgjigja policore po krijojnë dy llogore që luftojë për një kauzë që nuk po duket reale. Fjala është për një kënd lojërash për fëmijet, i cili në fakt, nisur nga pamjet i ka hapur rrugën hedhjes së betonit në një zonë të gjelbëruar, e fundit e mbetur disi e imunizuar nga ngjyra gri.