bajram begaj
Bardhi: Presidenti, noter i qeverisë
Kreu i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas shpalljes nga Presidenti i Republikës të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh, duke e cilësuar vendimin si një akt që, sipas tij, cenon rendin kushtetues dhe ndarjen e pushteteve në vend.
Bardhi thekson se shpallja e ligjit, pavarësisht asaj që ai e konsideron “shkelje flagrante të Kushtetutës” gjatë procedurës së miratimit, është tregues se “Edi Rama ka çmontuar çdo mekanizëm kushtetues të ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve”.
Dy shtetarë në mëngjes pune
Nëse sheh nga jashtë raportimin mediatik mbi Shqipërinë mund të mendojë se pak orë e ndajnë nga qameti.
Ka një zhurmë e një zallamahi duke nisur nga Parlamenti e deri në media, për të vazhduar me dhunën në rrugë dhe shoë televiziv të zhanrit urban-porn, që thua çfarë e ushqen këtë histeri kolektive.
Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës
Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare.
Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie.
O Komandant, fol një fjalë!
“Zëri i Amerikës” raporton për vendimin e gjykatës përmes të cilit u vu në sekuestro baza e Sarandës. Sipas gjyqtarëve:
Sekuestro preventive për bazën detare të Sarandës. Informacione të pakonfirmuara edhe për bazën e Shëngjinit
Pas vizitave në SPAK të Bardhyl Kollçakut dhe Artur Meçollarit njoftohet se prokuroria antikorrupsion ka vënë në sekuestro preventive bazën ushtarake detare të Sarandës, që i është kaluar me koncesion subjekteve private. Çështja është shndërruar në dosje penale pas kallëzimit të Meçollarit që ka njotuar se kalimi i pronës është bërë pa e nxjerrë bazën nga Plani i Përhapjes. Në krye të kësaj xarbe: Olta Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes. Xhaçkës i ka ardhur fletë thirrja për në SPAK, një lajm i mirë ky pse administron kështu dëshminë e dikujt që është fshehur gjatë pas Kryeministrit.
Në bastionin e budallallëqeve
Partia Demokratike ka reaguar sot me një deklaratë kundër asaj që i quan pretendime për ta shpallur Himarën minoritet.
Duke e quajtur një abasurditet historik një pretendim të tillë, PD-ja kalon në deklarimin se:
As mikstura, as gjuha nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër veçse bastion i shqiptarizmës
Iku kjo.
Bajram Begaj merr postin e Presidentit të Republikës
Bajram Begaj ka marrë sot detyrën(postin) e presidentit të Republikës duke pasuar Ilir Metën. Begaj vjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë dhe ka profesionin e mjekut. Meta përcolli sot një mesazh falenderimi për periudhën e detryës së tij, ndërkohë që me këtë rast në mjediset para Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e rastit.
