Slideri Kryesor
Covid-i që nuk largohet, mijëra raste në Britani
Deri vonë (nëse flasim me kalendarin e Covid-19) janë konsideruar si raste të rralla, por shifrat po tregojnë se nuk janë të tilla. Të njohura si Covid-i i gjatë, këto raste janë në thelb ato kur virusi dhe simptomat qëndrojnë për një periudhë të gjatë në organizmin e njeriut. Në Britaninë e Madhe, rreth 60 mijë persona i kanë pasur simptomat e koronavirusit për më shumë se tre muaj.
Show i Trumpit me Kosovën, asgjë e re
Majda Ruge*
Pavarësisht se negociatat ishin të paparashikueshme, një gjë ishte e qartë që nga fillimi në lidhje me përpjekjen shumë të zhurmshme të SHBA-ve për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës: substanca do të kishte pak peshë dhe publiciteti shumë.
630 mijë europianë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së mjedisit
Një raport i fundit mbi ndotjen e mjedisit tregon se 13% e vdekjeve në Europë vijnë për shkak të saj. Agjencia Evropiane e Mjedisit, e cila ka kryer studimin, thotë se evropianët janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore të tilla si ajri, zhurma dhe ndotja kimike.
Historia do provojë se marrëveshja detare e 2009-ës me Greqinë, ishte më e mira për Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në një intervistë televizive një bast personal mbi marrëveshjen e detit me Greqinë. I pyetur rreth kësaj çështjeje për të cilën z. Berisha nuk heziton asnjëherë të flasë, ai ka thënë se marrëveshja e vitit 2009 është më e mira që mund të arrinte vendi ynë.
Covid-19, shkak për shfaqjen e diabetit
Koronavirusi mund të ndikojë në funksionin e pankreasit duke favorizuar zhvillimin e diabetit: kjo sugjerohet nga rasti i një pacienti të ri me infeksion asimptomatik SARS-CoV-2, i cili u sëmur me diabet autoimun (diabeti 1) në të njëjtën kohë kur u infektua. Rasti në fjalë është pasqyruar në revistën “Nature Metabolism” nga Matthias Laudes i Universitetit Schleswig-Holstein të Kiel, Gjermani.
Podgoricë, “tubim patriotik” me 50 mijë pjesëmarrës pas humbjes së Gjukanoviçit
Zgjedhjet parlamentare janë pasuar me protesta në Malin e Zi. Një javë pas votimit, në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë u mbajt një "tubim patriotik", që sipas organizatorëve kërkon mbrojtjen e Malit të Zi si shtet të pavarur. Protestuesit e veshur me ngjyrat e flamurit kënduan himnin dhe këngë patriotike.
Sudani ndan fenë nga shteti
Qeveria tranzitore e Sudanit ra dakord të ndajë fenë nga shteti, duke i dhënë fund 30 viteve të sundimit islamik në vendin e Afrikës së Veriut.
Kryeministri sudanez, Abdalla Hamdok dhe Abdel-Aziz al-Hilu, lideri i Lëvizjes Popullore Çlirimtare të Sudanit-grupi rebel i Veriut, nënshkruan një deklaratë të enjten në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa, duke rënë dakord në parim.
Koniunktura e shpalljes së Pavarësisë
Marrëveshja është më pak serioze se këta të dy
Mjaftoi një firmë e Donald Trump që trimat e Ballkanit të ulin pantallonat e të ulërasin sa kanë në kokë se u shkrua historia.
Kryeministri I Shqipërisë, I nxjerrë me shqelma nga historia pasi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen e parë që parashikonte ndarjen e Kosovës, bëri një shënim për t’I kujtuar të gjithëve se sat ë drejtë kishte. Sesa I përputhur është ai me amerikanët.
Brukseli ka rezerva për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë
Pikëpyetjeve që pasuan nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë u shtohet edhe një tjetër.
