Covid-i që nuk largohet, mijëra raste në Britani   

Postuar në 08 Shtator, 2020 13:24

Deri vonë (nëse flasim me kalendarin e Covid-19) janë konsideruar si raste të rralla, por shifrat po tregojnë se nuk janë të tilla. Të njohura si Covid-i i gjatë, këto raste janë në thelb ato kur virusi dhe simptomat qëndrojnë për një periudhë të gjatë në organizmin e njeriut. Në Britaninë e Madhe, rreth 60 mijë persona i kanë pasur simptomat e koronavirusit për më shumë se tre muaj.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King's College në Londër, ka kryer një studim për këtë, bazuar në aplikacionin e krijuar për Covid-19. Spector thotë se rreth 300 000 njerëz kanë raportuar simptoma që zgjasin për më shumë se një muaj.

Disa raste janë të lehta, por të tjerë thonë se për një kohë të gjatë janë ndier shumë të dobët, me marrje fryme dhe lodhje. Madje, disave u është dashur të përdorin edhe karriget me rrota. Të tjerë thonë se përpjekja për të kryer detyra të përditshme, të tilla si pazari apo edhe ngjitja e shkallëve, i ka lënë ata në shtrat për disa ditë.

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, thotë se disa njerëz kanë përjetuar simptoma edhe gjashtë muaj pas infektimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.