Slideri Kryesor

Heshtje servi për sulmin në Moskë

Postuar në 23 Mars, 2024 16:50

Sulmi terrorist i kryer dje në Moskë është dënuar thuajse nga të gjithë drejtuesit politikë të botës. Pa asnjë përjashtim. Përveç klasës politike shqiptare në të gjitha trevat. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha që ka përcjellë një mesazh ngushëllimi asnjë prej drejtuesve kryesorë nuk ka përcjellë ndonjë qëndrim për atë që ndodhi.

Pesë ingushecë autorë të sulmit në Moskë?!

Postuar në 22 Mars, 2024 23:39

Raportime të ndryshme nga mediat dhe shërbimet ruse të sigurisë flasin për pesë ingushecë si autorë të sulmit në teatrin "Crocus" në Moskë. Një foto e qarkulluar në rrjetet sociale pretendohet se paraqet identitetin e autorëve.

Sulm në Moskë, 40 të vrarë dhe 100 të plagosur

Postuar në 22 Mars, 2024 21:52

Në Moskë është kthyer frika e sulmeve terroriste çeçene të viteve 1990, kur një grup personash të armatosur, të veshur me kamuflazh, hynë në një sallë koncertesh në veriperëndim të kryeqytetit, duke hapur zjarr mbi spektatorët.

Përfaqësues i dobësisë dhe paqartësisë amerikane

Postuar në 22 Mars, 2024 19:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mundur të kalojnë dot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Dy vende anëtare të përhershme të Këshillit, Rusia dhe Kina, kanë vënë veton. Rusia ka arsyetuar përmes zëvendëspërfaqësuesit të Përhershëm në OKB, Dmitry Poliansky, se Rezoluta do të duhet të përmbante thirrjen për armëpushim, më tepër sesa të vinte në dukje nevojën për të. Nga ana tjetër Rusia ka bërë thirrje të votohet kundër rezolutës pasi një tjetër draft është depozituar nga vende të tjera.

Gruaja është muza ime e përjetshme

Postuar në 22 Mars, 2024 18:35

Intervistoi për ResPublica: Eleana Zhako

Mallkimi i Hamit si argument i kishës për skllavërinë

Postuar në 22 Mars, 2024 16:23

 

Sipas një raporti të një komiteti të pavarur mbikëqyrës, i publikuar në mars 2024, Kisha e Anglisë duhet të paguajë 1 miliard paund dëmshpërblime – 10 herë më shumë se shuma e përcaktuar më parë – për pasardhësit e skllavërisë.

Raporti ishte fillimi i një "përgjigjeje të shtrirë në disa breza ndaj të keqes së tmerrshme të skllavërimit transatlantik", tha Justin Welby, Kryepeshkopi i Canterbury-t dhe udhëheqësi shpirtëror i Komunitetit global Anglikan prej 85 milionë të krishterësh.

Aktualisht Greqia është më afër Kosovës sesa Shqipëria

Postuar në 22 Mars, 2024 14:33

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka folur me tone të ashpra dhe direkte ndaj një deklarate të raporteres së Këshillit të Europës Dora Bakoyannis, sipas të clës anëtarësimi I Kosovës në Këshill do të shërbente për një mbrojtje më të mirë të serbëve. Daçiç e ka cilësuar këtë si skandaloze dhe hipokrite përderisa sipas tij:

Rusia njeh gjendjen e Luftës me Ukrainën

Postuar në 22 Mars, 2024 13:41

Kremlini ka zyrtarizuar termin “luftë” për sa i përket ndërhyrjes së tij ushtarake në Ukrainë. Mediat citojnë Zëdhënësin Dmitry Peskov, sipas të cilit përfshirja e Perëndimit Kolektiv në anën e Kievit, e ripërkufizon në terma faktikë llojin e konfrontimit.

De jure është një operacion ushtarak special, por de facto është kthyer në një luftë

është shprehur Pesktov.

Puigdemont e provon përsëri

Postuar në 22 Mars, 2024 12:57

Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, njoftoi se do të kandidojë për kreun e partisë së tij separatiste, "Së bashku për Katalonjën" (JxCat), në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 12 maj.

Puigdemont është aktualisht anëtar i Parlamentit Evropian dhe ky vendim do të thotë se ai nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane të qershorit.

Rusia: Brenda dy vitesh kemi gati vaksinën e kancerit

Postuar në 21 Mars, 2024 17:59

Rusia pret të ketë vaksinën e parë onkologjike brenda dy viteve të ardhshme. Një zyrtar i lartë i Agjencisë Federale Mjekësore-Biologjike (FMBA) tha se me financimin dhe mbështetjen e duhur nga ligjvënësit, studiuesit rusë do ta kenë gati këtë vaksinë për përdorim masiv.

"Nëse ofrohet mbështetje financiare, unë mendoj se në dy ose tre vjet organizatat ekzistuese do të jenë në gjendje të vënë në praktikë vaksinat onkologjike," tha Vasily Lazarev, zëvendësdrejtor i Qendrës Federale Shkencore dhe Klinike Lopukhin për Mjekësinë Fizike dhe Kimike.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor