Slideri Kryesor
Ushtri pa ushtarë
Ushtritë europiane nuk e kanë problemin më të madh rekrutimin e ushtarëve të rinj, por mbajtjen e trupave ekzistuese. Ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu, prezantoi këtë javë një plan për për të nxitur personelin ushtarak të mos lërë uniformën. Kjo vjen disa ditë pasi një raport vjetor i paraqitur në parlamentin gjerman tregoi se në vitin 2023, rreth 1 537 ushtarë u larguan nga Bundeswehr, duke e reduktuar atë në 181 514 trupa.
Kritika demokratike për zgjedhjet ruse
Ka një lloj histerie përzierë me hipokrizi në qëndrimet që po mbahen ndaj zgjedhjeve të fundit në Rusi. Një histeri që nuk dihet se cilin segment të njerëzimit ka për objektiv. Të thuash sot se Vladimir Putini vodhi zgjedhjet, apo i manipuloi, është si të thuash se pas vitit 2024 vjen viti 2025.
Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë
Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, e sheh forcimin e kapaciteteve ushtarake europiane si rrugën e vetme për të ruajtur sigurinë e kontinentit të vjetër. Në një opinion të botuar sot në Euractive, Michel thekson se Europa nuk ka pse mbështetet te të tjerët, pavarësisht se vendet anëtare janë gjithashtu në NATO.
Sundimi i ligjit, në rënie edhe në demokracitë europiane
Në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sundimi i ligjit është në rënie. Qeveritë europiane i kanë dobësuar mekanizmat ligjore dhe demokratike të kontrollit dhe balancave dhe kanë kufizuar të drejtën për të protestuar.
Thika e radhës ndaj Kosovës nga Tirana: Asocacioni, kusht për hyrjen në KiE
Kryeministri Rama e sheh Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si kushtin themelor për hyrjen e dy vendeve në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se marrëveshja dhe aneksi i saj zbatues duhet të përfshihen në proceset e anëtarësimit.
Putin merr mandatin e pestë
Vladimir Putini i ka dhënë fund maratonës elektorale e cila e konfirmoi atë në një mandat tjetër si president me shumicën dërrmuese të votave të rusëve, pas një procesi pa incidente të regjistruara.
Me rreth 90% të votave, ai merr mandatin e pestë pas 24 viteve në pushtet.
Sipas exit polleve dhe me numërimin e votave tashmë që po ecën normalisht, kreu i Kremlinit ka fituar midis 87% dhe 89% të preferencave, shumicë që i bën tre kandidatët e tjerë në garë praktikisht të asgjësuar.
Pse nuk tregohen cinikë Kastrati dhe Dulaku të mbrojnë në Arbitrazh 200 mln eurot e Bazës së Sarandës?
Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prekur për herë të parë çështjen e portit të Limjonit në Sarandë, vendosur nën sekuestro preventive nga GJKKO, nën arsyetimin se ka shkelur sigurinë kombëtare.
Kushtet e reja për Kosovën në KiE u shtuan nga SHBA. Do vendosim vetë për aplikimin e Prishtinës
Kushtet e vëna ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës janë shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pretendimet e Gabriel Escobar se për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pas dhënies së pronave të Manastirit të Deçanit, qëndrojnë edhe kushtet e “disa shpronësimeve në veri dhe Asocacioni” janë qartazi një instrument diplomatik i imponuar nga SHBA dhe përfaqësuesit e saj për të gjunjëzuar Prishtinën.
Të shpëtojmë BE-në nga emigrantët!
Bashkimi Europian ka një plan të qartë për të penguar mbërritjen e mijëra emigrantëve çdo ditë në brigjet e Mesdheut. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka gati një marrëveshje me vlerë 7.4 miliardë euro me Egjiptin. Marrëveshja e dakorduar edhe me liderë të tjerë të BE-së synon frenimin e migrimit të parregullt nga vendi i Afrikës së Veriut.
Ndërsa zgjedhjet europiane afrohen, Von der Leyen dhe liderët e vendeve të BE-së po përpiqen të ndihmojnë vendet përmes të cilave mbërrijnë emigrantët të rrisin ekonomitë e tyre.
Gënjeshtrën e përditshme e fala edhe sot
Në një takim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se reformën në drejtësi e bëri kjo parti.
Amerikanët këtu ishin edhe më përpara
citohet ai.
Para pak ditësh, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaronte se institucionet e qeverisë nuk kanë referuar asnjë rast korrupsioni në prokurori. Dhe se këtë e bën vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit.
