Slideri Kryesor

New York Times: Shefqet Kastrati, partner i Kushner në Sazan dhe Zvërnec

Postuar në 17 Mars, 2024 00:42

Gazeta “The New York Times” ka trajtuar në një shkrim të vetin lajmin e investimit në Sazan, Zvërnec dhe Serbi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner. 

Sipas gazetës në fjalë partneri shqiptar i Kushner është Shefqet Kastrati dhe djali i tij, Musa Kastrati, ky i fundit madje edhe ka folur për projektin. 

Këshilltari i Zelenskit: Bashkëprodhimi i armëve, për të ndaluar përparimin e agresionit rus në Europë

Postuar në 16 Mars, 2024 22:14

Prodhimi i përbashkët i armëve mes Shqipërisë dhe Ukrainës, një nga çështjet kryesore të diskutuara në Samitin për Ukrainën, mbajtur disa ditë më parë në Tiranë, është sipas këshilltarit diplomatik të presidentit Zelenskiy një rrugë përmes së cilës do të garantohet siguria e vendeve europiane.

Modeli zviceran për Bosnje-Hercegovinën

Postuar në 16 Mars, 2024 16:44

 

Edhe Britania po krijon Njeriun e Ri

Postuar në 16 Mars, 2024 14:13

Një muze që zotërohet nga universiteti i Kembrixhit në Britaninë e Madhe, muzeu Fitzwilliam, ka ardhur në vëmendje të mediave vendase për shkak të një qëndrimi “revizionist” të eksponateve të veta që paraqesin fshatin anglez. Kodrat dhe peizazhet rurale.

Pikturat e kodrave të rrumbullakosura angleze mund të nxisin ndjenja të krenarisë kundrejt një atdheu

Vetëm 5% e kompanive perëndimore u larguan nga Rusia

Postuar në 16 Mars, 2024 12:24

Pavarësisht se disa marka ndërkombëtare njoftuan tërheqjen e tyre nga Rusia që në nisje të konfliktit në Ukrainë, shumica e vijojnë aktivitetin e tyre në të dyja vendet.

Në mënyrë të veçantë në Rusi, e cila u dënua nga Perëndimi për ndërhyrjen në Ukrainë, 95% e kompanive që operonin para luftës vijojnë të mbeten aty.

Kompanitë austriake, p.sh. mbeten “shumë të angazhuara” në të dy vendet.

Bonot e privatizimit ende në lojë. Mund të përdoren edhe për blerjen e 1200 objekteve të ushtrisë

Postuar në 15 Mars, 2024 21:46

Kuvendi pritet të miratojë shtyrjen e radhës së afatit të vlefshmërisë së bonove të privatizimit deri në vitin 2027. Bonot, të cilat shumë familje shqiptare i kanë që në vitet ‘90, kur u shpërndanë me qëllim përdorimin e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, sipas ekspertit Elvin Meka mund të përdoren për rreth 1200 objekte të ushtrisë.

Athina sinjalizon rikthimin e marrëveshjes detare të 2009-s

Postuar në 15 Mars, 2024 16:33

Çështja “Beleri” mund të quhet padyshim si kazusi par excellence i zhbërjes së politikës ‘Zero probleme me fqinjët” që formuloi në nisje të qeverisjes së vet Kryeministri Edi Rama. Kjo sepse pavarësisht rolit të provueshëm të tij nëkëtë çështje, në Athinë perceptimi është se ka qenë pikërisht zoti Rama që ka ezauruar një shkelje të një niveli të cilin Greqia po sheh ta shndërrojë në problem europian.

Lamtumira e radhës

Postuar në 15 Mars, 2024 15:36

"Po punoj me të gjitha forcat, sepse kjo është finalja për mua. Sipas ligjit, këto zgjedhje do të jenë të fundit". Presidenti turk paralajmëroi me këto fjalë, për të disatën herë, tërheqjen nga politika.

Ndërsa agjencitë perëndimore e raportuan këtë lajm kryesisht nën titullin “Erdogan po mendon të largohet nga politika”, në Turqi deklarata u prit me mosbesim, sidomos në rrjetet sociale.

Po tërhiqet për të disatën herë”, shkruan shumë komentues.

Diplomaci personale për thyerjen e Prishtinës, jo Dialog me Serbinë

Postuar në 15 Mars, 2024 15:29

I Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vijuar turin e vet në Kosovë, duke konfirmuar edhe njëherë se ai është një diplomat që ka prioritete të tjera nga tagri i detyrës së vet. Zoti Escobar ka bërë çmos të përsërisë vetëm kushtet për qeverinë e Kosovës, ndonëse është kapur në befasi gjatë vizitës së tij nga vendimi i Prishtinës për kthimin e pronave Manastirit të Deçanit. Duke minimizuar këtë akt, Escobar ka rendur në Manastir prej nga ku ka dhënë një deklaratë përmes së cilës ka shprehur shqetësimin e vet të madh për ndalimin e dinarit në Kosovë, për të v

Dumani: Korrupsion ka, por e denoncon vetëm KLSH

Postuar në 15 Mars, 2024 14:38

SPAK ka nisur me iniciativën e vet disa hetime për korrupsion në institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, pavarësisht se i kanë mekanizmat, nuk kanë bërë asnjë kallëzim në organin e akuzës.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehet se në institucione si Tatimet dhe Doganat është e sigurt që ka korrupsion, por të vetmet kallëzime që shkojnë në prokurori janë ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor