Slideri Kryesor
Konferencë Itali-Afrikë për aktivizimin e planit 4 miliardësh "Enrico Mattei"
Italia ka ndërmarrë sot një hap të ri në përmbushjen e ambicieve të veta rajonale dhe më gjerë duke organizuar një konferencë me vendet e Afrikës. Në konferencë, për herë të parë, merr pjesë presidenti i Republikës, Mattarella dhe kryeministrja Meloni, përballë drejtuesve të 25 vendeve afrikane dhe tre përfaqëuesve kryesorë të BE-së, von der leyen, Roberta Metsola dhe Charles Michel.
Dy vjet nga sulmi mbi Ukrainë, Perëndimi nuk di ende nëse do fitojë, apo nëse mund të fitojë
24 shkurti 2024 do më pak se një muaj të vijë. Dhe kjo datë që shënon dy vjetorin e nisjes së sulmit rus mbi Ukrainën po celebrohet në Europë sidomos me militarizimin e gjuhës dhe përpunimin e opinionit me idenë e Luftës III Botërore.
Nuk mund ta ndryshosh historinë pa rrezikuar të humbasësh popullaritetin
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, thotë se e vetmja zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë mbetet zgjidhja me dy shtete. Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Olmert thotë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje tjetër politike, ndërsa parashikon largimin e Netanjahut, i cili sipas tij nuk e ka besimin e izraelitëve.
Mitizim shkrimtarit, injorim letërsisë!
Sot ka ditëlindjen Ismail Kadare, shkrimtari kryesor shqiptar i shekullit të 20-të dhe padiskutim më i famshmi. Siç e do zakoni i këtyre anëve, tamburet e atyre që mendojnë se kanë zënë vend në kritikën shqipe, apo që si intelektualë kanë detyrimin të thonë ndonjë fjalë, kanë rënë njësoj si ato të qeverisë: mburrje, lëvdata dhe padiskutim titulli gjeni, që sa vjen e tingëllon si epitet në këtë vendin tonë, mbushur me të tillë. Aq sa figura publike po tejkalon rëndësinë e veprës që tashmë pak njihet.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan nis tur ballkanik
Ministri i Jashtëm Hakan Fidan pritet të nisë një tur ballkanik në datat 28 -31 janar në të cilin përfshihet edhe Shqipëria. Mes vendeve të tjera janë Bullgaria dhe Rumania, duke shmangur kështu Serbinë, një vend që ka qenë përherë shumë i afërt në marrëdhëniëet me Ankaranë.
Mediat turke vënë në dukje se turi vjen pas takimit mes Fidan dhe Sekretarit britanik të Jashtëm, David Cameron që ndaloi në Stamboll pas një turi në Lindjen e Mesme.
Kriza e Detit të Kuq vë në krizë eksportet e Europës Jugore
Pas krizës energjetike që provokoi politika e sanksioneve ndaj Rusisë, duket se një tjetër skenar priret të konfirmojë varësinë e Europës nga vendet e tjera jashtë kontinentit, dhe madje një lloj izolimi të shpejtë që mund të sjellin situata deri më tani të mbajtura nën kontroll. Kështu sulmet e grupit Houthi në Detin e Kuq kanë provokuar vonesa deri në tri javë për furnizimin me ushqime në Europër për shkak të devijimit të itinerarit drejt Kepit të Shpresës së Mirë.
Talat Xhaferi kryeministër, nis puna për kabinetin e ri të Maqedonisë së Veriut
Talat Xhaferi merr detyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut. Xhaferri do të drejtojë qeverinë teknike, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale pas 100 ditësh.
Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, e cila pritet që gjysmën e ministrave t’i ketë shqiptarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar emrat e disa prej ministrave, që do të përbëjnë qeverinë e përkohshme deri më 8 maj 2024.
Emrat e propozuar nga BDI
Me krahë të lehta në këtë teatër bajat!
Besojmë është vënë re se një ndër gjërat që ka ripagëzuar Rilindja – emrin e së cilës nuk e përdor më kush – është edhe zakoni i modelit të dikurshëm të mbjelljes së pemëve dhe luleve. Ai model sugjeron edhe punë të tjera vullnetare, por Rilindja ka kapur vetëm amballazhin për të shitur mandej revolucionin estetik.
Gjykata Europiane vendos edhe për cilësinë e ujit të pijshëm në Irlandë
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur se cilësia e ujit në Irlandë nuk vjen në stabdardet e komunitetit. Sipas gjykatës, që administron një padi të Komisionit Europian të vitit 2015, Republika e Irlandës nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji kryesor europian për ujin e pijshëm. Gjykata gjeti se uji në Irlandë ka përbërës kimikë të dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin si klorina që përdoret kundër baktereve dhe ndotësve.
Spanglisht në Majami
Një dialekt i ri i veçantë është shfaqur në disa zona të Majamit kohët e fundit, si rezultat i ndërthurjes kulturore midis folësve të spanjishtes dhe atyre të anglishtes.
Gjuha e re është një dialekt i anglishtes me ndikim spanjoll që flitet në Floridën jugore, një variant që ka ardhur si rezultat i emigrimit prej dekadash të banorëve nga vendet spanjolle-folëse, veçanërisht Kuba që nga fundi i revolucionit në 1959.