Slideri Kryesor

Gabimet që hetohen nga SPAK!!! Shumica merr në mbrojtje politike "shokët Xhaçka dhe Veliaj"

Postuar në 09 Prill, 2024 12:36

Në një mbledhje të djeshme, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka vendosur që kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e heqjes ose jo të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, të kalojë në seancë plenare. Pra ajo të votohet nga kolegët e zonjës Xhaçka. Vendimi në fjalë na thotë se për mandatin e ish-ministres Xhaçka, do të vendosin kolegët e saj dhe kjo ndodh pak ditë pasi SPAK vendosi në sekuestro truallin mbi të cilën presupozohej të ndërtonte si investitor strategjik.

Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar

Postuar në 08 Prill, 2024 18:40

Çfarë është demokracia?

Gabimet e z. Rama dhe krimi i mohimit të Fajeve

Postuar në 08 Prill, 2024 17:44

Në një prononcim televiziv, ish-presidenti Alfred Moisiu, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:

Rama ka një tufë me gabime, por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur

Pandemia, BE-ja miratoi 723 mld euro, mbeten pa shpenzuar 500 miliardë euro për Rimëkëmbjen

Postuar në 08 Prill, 2024 15:18

Fondi i Rimëkëmbjes i Bashkimit Europian, me të cilin supozohej të stimulohej ekonomia e vendeve anëtare pas pandemisë së Covid-19, nuk është shpërndarë as në një të tretën e tij.  

Plani i Rimëkëmbjes, me një vlerë prej 723 miliardë eurosh përfundon në vitin 2026.

Vendet anëtare po kërkojnë nga Komisioni të zvogëlojë burokracinë që po i pengon ata të marrin pjesën e tyre nga ky fond ose t'i dekurajojnë që të aplikojnë për të.

Vuçiç vë në veprim mjetin e fundit, blen 12 "Rafale" nga Franca: Kemi 4 mld euro

Postuar në 08 Prill, 2024 14:58

Mediat në Serbi njoftojnë për mundësinë e blerjes së avionëve “Rafale” nga Franca. Presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç, është takuar me përfaqësues të kompanisë “Dassault Aviation” prej nga ku është bërë e ditur se Serbia mund të blejë 12 avionë shumërolës “Rafale”.

Në një deklarim karakteristik për gazetarët Vuçiç ka thënë ndër të tjera se:

Ne duam të blejmë më shumë avionë, paratë nuk janë problem. Ne kemi gati 4 miliardë euro

Francë, 70 kg kanabis në shtëpinë e kryetares së Bashkisë së Avallon-it

Postuar në 08 Prill, 2024 12:53

Policia franceze ka arrestuar kryebashkiakes e qytetit Avallon, të cilit iu gjetën në shtëpi 70 kg kanabis. Lajmin e bën të ditur AFP dhe BFM TV, duke cituar burime pranë agjencive të zbatimit të ligjit.

Tajlanda hedh idenë e Shengenit të Azisë Juglindore

Postuar në 07 Prill, 2024 18:31

Tajlanda propozon krijimin e një zone të ngjashme me Shengenin në Azinë Juglindore, për të tërhequr më shumë turistë që shpenzojnë shumë.

Siç raporton Bloomberg, kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin, e ka konsultuar këtë ide me homologët e tij në Kamboxhia, Laos, Malajzi, Mianmar dhe Vietnam.

Të korruptuarit që "kapen" si poliagjentët e dikurshëm

Postuar në 07 Prill, 2024 18:13

Qytetarët janë të ndarë për përgjegjësinë që ka kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tek kompania 5D, për të cilën u arrestuan disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Ata që dolën në mbrojtje të kryebashkiakut thanë se Veliaj nuk ka patur dijeni për skemën e drejtorëve, ndërsa të tjerët kërkuan hetimin e tij nga drejtësia. Më poshtë disa reagime që japin të kuptosh se çfarë qytetarie kemi krijuar. 

Debat në Serbi për zhvendosjen e mbetjeve të Titos

Postuar në 07 Prill, 2024 13:39

Një vendim i bashkisë Beograd për të ndërtuar një muze të Serbisë në atë që njihet si “Shtëpia e Luleve”, ka provokuar disa reagime. Kjo pasi shtëpia në fjalë mban mauzoleumin e ish-drejtuesit të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, trupi i të cilit tashmë duhet zhvendosur. Mbesa e tij, Svetlana Broz, ka deklaruar se nuk ka asnjë normë qytetërimore që të justifikojë këtë zhvendosje duke bërë me këtë rast edhe një koment politik:

Furnitorët e luftës në Gaza

Postuar në 06 Prill, 2024 22:11

Qeveritë perëndimore po hasin presion në rritje për të ndalur shitjet e armëve te Izraeli për shkak të  mënyrës se si ai po e zhvillon luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli është vetë eksportues i madh armësh, por ushtria e tij ka qenë shumë e varur nga avionët e importuar, bombat e drejtuara dhe raketat, për të kryer atë që ekspertët e kanë përshkruar si një nga fushatat ajrore më intensive dhe shkatërruese në historinë e fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor