Slideri Kryesor
ISS: Rusia mund ta financojë luftën edhe për 3 vjet
Instituti për Studime Strategjike, një qendër e akuzuar nga Rusia se përfaqëson shërbimet sekrete britanike ka publikuar së fundmi një raport sipas të cilit Kremlini ka burime të kufizuara financimi për luftën në Ukrainë. Sipas këtij instituti, Rusia, e cila aktualisht shpenzon 1/3-n e buxhetit të mbrojtjes për armë, municione dhe trupa në Ukrainë, do të jetë në gjendje të vazhdojë këtë politikë edhe për tre vjet.
Duke bërë kështu, ajo do të sakrifikojë cilësinë për sasinë
Blerja e votave nga Beleri dhe hetimet e Fiks-Fare për blerje votash në tri bashki
Prokuroria Antikorrupsion ka kërkuar sot 2.6 vjet burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Muaj e muaj hetime pa ndonjë kuptim real nëse konsiderojmë se policia deklaroi se “Beleri u arrestua në flagrancë”.
Kështu, SPAK ka dhënë një përgjigje për pretendimet e shumë palëve të përfshira në proces, ndonëse do të duhet që të shprehet Gjykata. Me këtë rast SPAK ka çliruar kryeministrin nga barra e një gjendjeje pa emër, duke dhënë një pretencë që duhet konfirmuar në gjykatë e prej nga ku Tirana zyrtare do të flasë për “një të dënuar nga drejtësia”.
Kremlini: SHBA-Britani po synojnë caktimin e një "përfaqësuesi special" në Ukrainë
Kreu i zbulimit të jashtëm rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar se Perëndimi po synon të caktojë një “Përfaqësues Special” në Ukrainë, akt që sipas tij përfaqëson një hap për të marrë kontrollin efektiv të vendit nga autoritetet e Kievit.
Njoftimi i kryeministres serbe: Tucker Carlson do të vizitojë Serbinë në mes të këtij viti
Mediat në Rusi i kanë dhënë një rëndësi të madhe intervistës së Vladimir Putin për Tucker Carlson, duke folur për rreth 1 miliardë shikime në total dhe me një ndikim në politikën amerikane që konsideron reagimin e publikut. I shpallur si diplomati në hije i Donald Trump, Carlson shfaqet kështu me një aurolë të re ndërkombëtare, si një njeri që është më shumë se gazetar: ndërmjetës dhe mesazher, kanal komunikimi.
Tregu si Arkitekturë asgjësimi
Debati për arkitekturën, apo planifikimin urban të Tiranës së pas viteve ’90 është thjeshtëzuar përherë e më shumë në kuadrin e një konfrontimi që tematizon apologjinë e trashëgimisë me nevojën për zhvillim. Thuajse asnjë prej aktorëve kryesorë të përfshirë në të nuk ka qenë i gatshëm të shkojë përtej kësaj llogoreje që në fund i ka lënë fitoren palës së “zhvilluesve”.
BE-ja po e humbet Serbinë
Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka theksuar se Bashkimi Europian po rrezikon të humbasë Serbinë, për të cilën “ne kemi nevojë gjepolitike”.
Serbia është çelës. Pa Serbinë si një anëtar të BE-së, nuk mund të flitet për sigurinë apo identitetin europian në përgjithësi. Ne kemi nevojë për Serbinë në BE më shumë sesa ka nevojë Serbia. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbasim
Dyshime nëse Vuçiç kontrollon shërbimet serbe të sigurisë
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur në një intervistë për “Antena M” rreth situatës në Serbi dhe problemeve politike me të cilat sipas saj përballet sot presidenti Aleksandar Vuçiç.
Kina lëshon satelitin e parë 6G
Mediat shtetërore të Kinës referojnë për lëshimin e një sateliti të ri në hapësirë që do të testojë teknologjinë 5G dhe 6G që janë zhvilluar nga China Mobile dhe Akademia e Shkencave e Kinës.
Sipas mediave në fjalë teknologjia 6G mishëron një arkitekturë autonome të shpërndarë që përdor softe kinezë dhe harduere po kinezë që janë të afta të mbështesin rindërtimin në hapësirë të softeve dhe funksioneve bazë të rrjetit si dhe menaxhimin automatik.
Refuzon zbatimin e vendimeve të Kushtetueses, por vetëshpallet garant i pavarësisë së SPAK-ut
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë më 16 shkurt. Në mesazhin e vet, publikuar në faqen e vet në facebook, z. Rama rendit si të thuash arritjet e Shqipërisë sipas tij dhe kalon në revistë cilësitë e saj perëndimore. Ajo që tërheq vëmendjen megjithatë është ndalesa e posaçme e kryeministrit në reformën në drejtësi për të cilën përcjell një mesazh shumë ambig.
Mediat në Kosovë: Përpjekje nga shërbimet serbe për të vrarë Albin Kurtin në Shkup
Mediat në Kosovë raportojnë për përpjekje për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Sipas RTK-së, ka patur një përpjekje të Serbisë për të vrarë Albin Kurtin gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe
citon RTK-ja një burim të institucioneve të Serbisë.