Slideri Kryesor

Fondi për zgjedhjet vendore, LSI merr pjesën e luanit, PS e fundit në rresht

Postuar në 08 Gusht, 2015 09:12

Zgjedhjet e 21 qershorit e kanë shpërblyer Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm me më shumë vota, por edhe me para. “Gazeta Shqiptare” raporton se përveç pjesës së fondit që partive iu ndanë para zgjedhjeve, LSI është partia që fiton më shumë nga fondi publik që KQZ­ja u cakton partive pas zgjedhjeve vendore, me rreth 6,810,293 lekë. Pas saj në listë vjen Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, e cila do të marrë 1,270,697 lekë të reja. Partia Socialiste e Moderuar, e drejtuar nga Gjergj Koja, do të marrë shumën më të madhe pas dy partive të para, rreth 610,074 lekë.

Tatimi mbi të ardhurat personale, reagon Ministria e Financave

Postuar në 08 Gusht, 2015 06:07

“Ministria e Financave është e detyruar të hedh poshtë të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore. Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN. Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime.

Në Republikën e "pamposhtur" të kanabisit

Postuar në 07 Gusht, 2015 21:57

Më shumë se 2 vjet nga ndërrimi i pushtetit dhe një vit gjysmë nga aksioni i bujshëm në Lazarat, policia nuk po u gjen fundin parcelave me kanabis të mbjella anembanë vendit. Qeveria është angazhuar para faktorit ndërkombëtar për të hequr Shqipërinë nga harta e drogës, por nga ana tjetër gjatë këtij 2-vjeçari në vend ka lulëzuar kultivimi i kanabisit. Aksioni i policisë nuk e ka shmangur fushatën e mbjelljeve në zonat e Gjirokastrës, Tepelënës, Vlorës, Beratit, Krujës dhe Malësisë së Madhe.

Në pikëpyetje rinovimi i kontratës me “Crown Agents”

Postuar në 07 Gusht, 2015 19:09

“Vizion Plus” raporton sot se kontrata me kompaninë britanike, “Crown Agents” nuk do të rinovohet. Televizioni në fjalë referon burime nga Ministria e Financave se ka qenë vetë titullari i saj, Shkëlqim Cani, që ka shprehur pakënaqësi për ecurinë e punës. “Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro. Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve.

Ish-shefi i shërbimit sekret bullgar në burg për 2.4 milionë euro

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:31

Mediat bullgare raportuan sot se ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirço Kirov u dënua me 10 vite burg për përvetësim fondesh publike me vlerë 2,4 milionë euro. Gjykata Ushtarake ka vendosur që më shumë se gjysma e pasurisë së gjeneralit Kirov të konfiskohet. Gjenerali Kirov deklaroi në radion publike se do ta apelonte vendimin, dhe ka shpallur vazhdimisht pafajësinë e vet. Kirov ka mbajtur postin e kreut të shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri më 2012.

Debat televiziv Rama-Vuçiç

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:58

Për herë të dytë kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të mblidhen në Vjenë më 27 gusht. Takimi zhvillohet në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Të paaftë dhe gënjeshtarë. Kthehet tatimi për rrogat nën 30 mijë lekë

Postuar në 07 Gusht, 2015 15:13

“Monitor” raporton se qeveria ka shpërndarë një variant për tatimin mbi të ardhurat për paketën fiskale 2016. Sipas revistës në fjalë, projekti, ashtu siç paraqitet nga shifrat, përmbys përfundimisht qasjen “e majtë” që kjo qeveri pretendoi se ndoqi me ardhjen në pushtet. Ku konsiston ndryshimi? Ja propozimi:
“Baza tatimore vjetore Norma tatimore
Pagat 0 – 180,000 5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 13%

Krasniqi flet për Kadarenë: Nuk pranoi të ishte lodër e klaneve politike

Postuar në 07 Gusht, 2015 10:19

​Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Ismail Kadares, duke thënë se mos kërkoni nga ai që t’i shikon shqiptarët si numra e përqindje, pasi Kadare e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Krasniqi ka shkruar se Kadare është nder intelektualet e lartë, jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje ai ka postuar edhe një foto të bërë në marsin e vitit 1999, në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, pas përfundimit te Konferencës së Rambujesë për Kosovën.

Spartak Ngjela: Dyshja Rama-Meta është drejt ndarjes

Postuar në 07 Gusht, 2015 10:00

I pyetur nga Gazeta “Sot” mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela nuk heziton të deklarojë se kryeministri Edi Rama është i paaftë dhe jo një politikan. Ndërsa qeverinë e konsideron të papërmbushur në misionin e saj për reformat e premtuara, duke e cilësuar si një qeveri të ardhur dje në këtë detyrë. Për Ngjelën, koalicioni qeverisës nuk ka të ardhme. Sipas tij, vazhdimësia e koalicionit të majtë nuk do të jetë e gjatë për shkak të disa faktorëve, ndër to më kryesori, përplasja për ndarjen e pushtetit.

Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit

Postuar në 07 Gusht, 2015 09:26

Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor