Slideri Kryesor
Lëmshi sirian, ShBA, Rusia dhe Irani, aktorët realë që po vendosin
Ndërhyrja ruse në Siri ka acaruar në kulm marrëdhëniet me Perëndimin, që po i përmbahet versionit se avionët rusë nuk po godasin militantët e Shtetit Islamik. Mirëpo ndërkohë që Kremlini ka autorizuar publikimin e videove që provojnë goditjen e ISIS, në dritë kanë dalë incidentet me Turqinë. NATO ka deklaruar se Rusia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe se ajo që ndodhi në Turqi nuk ishte incident. Gjithsesi situata nuk është aq e thjeshtë.
Martin Schultz në shënjestër nga kolegët: Po jeton si monark, dy limuzina dhe 33 asistentë!
Mediat europiane i kanë dhënë jehonë akuzave që parlamentarët europianë I kanë bërë kreut të Parlamentit Europian, Martin Schulz, se po shpërdoron paratë publike. Në një raport që ata zbuluan, sipas “Daily Mail”, gjermani Schulz ka dy limuzina, dy shoferë dhe 33 asistentë të tjerë. Sipas akuzave, politikani socialist, i cili ka bërë thirrje për kontribute financiare më të larta nga vendet anëtare, po tregonte një shembull të keq. Schulz, i cili ka qenë deputet për 21 vjet, merr deri në 227.000 paund në vit paga dhe kompensime.
E fortë: Financat dekonspirojnë paratë e rimbursimit që do marrin bizneset
Për kursim dhe efikasitet, punonjës të Ministrisë së Financave kanë menduar që me një email grupi, t’u dërgohet bizneseve fason lista me emrat e kompanive (508 kompani, jo vetem të fasonit), që iu është rimbursuar TVSH e prapambetur deri në datën 30 shtator 2015. Por kjo përhapje e papërgjegjshme informacion ka shkaktuar një reagim të ashpër tek bizneset.
Ku po shkohet? Janë dhënë 501 leje për ndërtime HEC-esh. Shoqatat mjedisore kërkojnë moratorium
Shqipëria trashëgoi mbi 80 hidrocentrale nga koha e Enver Hoxhës, kurse aktualisht parashikon të ndërtojë edhe 501 të tjerë. Një shifër që nuk do shumë mend të kuptohet se do rrënonte mjedisin, ose atë që ka mbetur në vendin tonë. Shifra bëhet edhe njëherë publike nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë apeluar sot për moratorium. “Një numër maramendës prej 501 HEC-eve pritet të ndikojë negativisht në ekosistemet natyrore, dhe sidomos tek ato me ndjeshmëri të lartë, siç janë zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare.
Nqs LSI-ja garon më vete
Para 1 prillit 2013, Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, deklaroi në një studio televizive se LSI-ja po merrte në konsideratë edhe opsionin e futjes më vete në zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se nuk i frigej përballjes me dy koalicionet e mëdha. Para disa ditësh, në një artikull tek gazeta Panorama, ai përsëriti pak a shumë të njëjtin mesazh.
Tahiri-Donald Lu, tjetër takim në Ministrinë e Brendshme. A po flitet për Byronë e Hetimit?
Ndërsa emri i tij është “rrethuar me të kuq” mes ministrave të përfolur për t’u larguar nga detyra, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është duke zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë. Takimi ka nisur rreth orës 15:20 dhe burime nga ministria thonë se, është duke u diskutuar drafti për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo sepse në takim mësohet se ka përfaqësues edhe nga FBI-ja. Kohët e fundit ky mund të numërohet si takimi i tretë mes ambasadorit dhe ministrit Tahiri.
OSHEE-ja, zyrë partie, apo kompani shtetërore?
Nëse ka një ent shtetëror në Shqipëri, drejtuesit e të cilit i kanë mbushur mendjen vetes se mund të bëjnë çfarë të duan, ky është OSHEE. Sot ai erdhi sërish në vëmendje për një tender 5 milionë euro që i ka shkuar një miku të kryeministrit, si favor për ndërtimin e vilës në Surrel, të dhëna që u përcollën nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Shkarkohet shefi i shërbimit sekret të ushtrisë
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ylber Dogjanin. Dogjani, me gradë gjeneral, është emëruar në detyrë nga qeveria e kaluar në korrik të vitit 2013. AIM është emri i ri për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nuk bëhen të dityara arsyet e shkarkimit.
Akuza, kreu i PD-së: “Kompania që ndërtoi vilën e Edi Ramës, sot mori tenderin 5 milionë euro”
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar një klient të vetin me një tender 5 milionë euro. Duke folur nga Lushnja, Basha tha se tenderi është dhënë për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së pavarësisht se oferta ka qenë 750 milionë lekë më e lartë. “Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHE të kërbaçit mbi qytetarët, i padrejtësisë, i vetëflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë, me një dorë ndërtuesit të Sarajeve të Edi Ramës, Eurocol. Kishte ofertën më të lartë, 750 milion lekë më shumë, por ishte oferta e mikut të Edi Ramës.
Edhe ti Ramush? Blic shkruan për ‘paktin 100 mijë euro’ mes kreut të AAK dhe atij të Listës Serbe
Një hije skandali ka përvijuar sot një shkrim i gazetës Blic, duke folur për një marrëveshje të Ramush Haradinajt para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, me liderin e deriparadokohshëm të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq. Haradinaj i ka dhënë atij 100.000 euro, të cilat këto ditë po përpiqet t’i marrë prapa, shkruan Blic, duke cituar burime anonime serbe dhe shqiptare nga Kosova.
