Slideri Kryesor
Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS
Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri.
Relacioni “sekret” i tatimeve, evazioni mbi 35%
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e informalitetit në ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një relacion drejtuar Ministrisë së Financave ka raportuar për hapësirën e evazionit dhe fushat ku po zhvillohet më së shumti informaliteti.
Në materialin që siguroi Monitor, tatimet raportojnë se, një nga problemet më delikate dhe serioze, me të cilin përballet vazhdimisht çdo administratë, është evazioni dhe mashtrimi fiskal.
Prova të reja për atentatin e Artan Santos
Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që një vit më parë ekzekutuan bankierin Artan Santo në zemër të bllokut. Gazeta “Shqip” shkruan se grupi hetimor ka mbledhur prova të mjaftueshme për kryerjen e disa arrestimeve.
Historike, një ekip shqiptar në play off-in e Champions League
Futbolli shqiptar i klubeve është vetëm 90 minuta larg ëndrrës për t'u bërë pjesë e elitës europiane të futbollit për këtë sezon. Skëndërbeu fitoi edhe ndeshjen e kthimit me moldavët e Milsamit dhe kaloi me meritë në fazën play off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën 2 me 0 moldavët në Elbasan Arena me dy gola të Salihit dhe Prognit. Kundërshtari i Skëndërbeut në play off-in e Champions do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të premten.
Vdiq historiani i njohur britanik Robert Conquest
Ka vdekur në moshën 98 vjeccare historiani i njohur britanik, Robert Conquest. Ai është i njohur për punimet e tij në dokumentimin e periudhës staliniste në Bashkimin Sovjetik, për njohjen që i mundësoi opinionit perëndimor mbi Terrorin e Madh, që tanimë pranohet si emblemë e pushtetit të Josif Stalinit. Libri i tij “Terrori i Madh” i publikuar në vitin 1968 konsiderohet si libri i parë që hodhi dritë mbi krimet shtetërore në vitet ’30 në BS.
Ndaaal! Këtu jeton Bamir Topi
Ndodh edhe kështu. Dhe do të ndodhin të tjeta gjëra sa kohë njerëz si Bamir Topi të jenë të bindur se shqiptarët janë dele. Raportohet se përveç kufizimeve që zotëria në fjalë i bëri rrugës ku ka vilën e vet, si shpallja e saj “Rrugë Private”, së fundmi i ka shtuar edhe një derë hekuri. Si mund të ndodhë kjo? Është çudi e madhe sesa shumë janë të pagdhendurit në këtë vend, kur po të krahasojmë edhe me jashtë, rruga drejt vilave apo blloqeve rezidenciale nuk shpallet rrugë private. Përtej kangjellave po. Ose kur e gjithë toka rrethuese është private. Ç’ti thuash kësaj?
Gjykata Speciale në Kosovë, një perspektivë dështimi, ashtu si EULEX, thotë analisti Daniel Serwer
Edhe pse më në fund u mundësua krijimi i saj, Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë mund të rezultojë një histori dështimi, thotë analisti amerikan, Daniel Serwer. Kjo sepse edhe EULEX ka dështuar, çka tregon se korrupsioni është i plotfuqishëm në vend, ndërkohë që provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë i drejtë.
Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”
Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.
Meta shpjegon marrëdhëniet me Ramën: S’janë as të ftohta, as të ngrohta
Në një intervistë ekskluzive për "Albanian Daily News", kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se: “Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh, por e diskutimeve intelektuale dhe debateve profesionale. Historitë personale dhe emocionet e pakontrolluara nuk duhet ta justifikojnë arrogancën, fjalorin e rëndomtë apo përleshjet fizike”. Gjatë intervistës Meta tha se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e fundit lokale kanë arritur standardet më të mira ndonjëherë dhe që ato ishin një demonstrim i kulturës demokratike të popullit dhe votuesve shqiptarë në të gjithë vendin.