Slideri Kryesor
Krasniqi flet për Kadarenë: Nuk pranoi të ishte lodër e klaneve politike
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Ismail Kadares, duke thënë se mos kërkoni nga ai që t’i shikon shqiptarët si numra e përqindje, pasi Kadare e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Krasniqi ka shkruar se Kadare është nder intelektualet e lartë, jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje ai ka postuar edhe një foto të bërë në marsin e vitit 1999, në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, pas përfundimit te Konferencës së Rambujesë për Kosovën.
Spartak Ngjela: Dyshja Rama-Meta është drejt ndarjes
I pyetur nga Gazeta “Sot” mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela nuk heziton të deklarojë se kryeministri Edi Rama është i paaftë dhe jo një politikan. Ndërsa qeverinë e konsideron të papërmbushur në misionin e saj për reformat e premtuara, duke e cilësuar si një qeveri të ardhur dje në këtë detyrë. Për Ngjelën, koalicioni qeverisës nuk ka të ardhme. Sipas tij, vazhdimësia e koalicionit të majtë nuk do të jetë e gjatë për shkak të disa faktorëve, ndër to më kryesori, përplasja për ndarjen e pushtetit.
Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit
Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.
Zgjedhja e Presidentit, PS: Formula mund të ndryshojë, ka dy opsione
Kryetari i Komisionit të posaçëmparlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zbuloi dje detaje të rëndësishme të diskutimeve që janë bërë në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet kyçe edhe për vijimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj bëri të ditur se ka dy opsione për mënyrën se si do të zgjidhet presidenti në të ardhmen dhe që është pjesë e diskutimeve të kësaj reforme.
Blendi Gonxhe rivjen në Bashkinë e Tiranës, Veliaj e fton të drejtojë Agjencinë për Parqet
Edhe pse i angazhuar në sipërmarrjen private që nga koha kur u largua si nënkryetar i Bashkisë në vitin 2002, Gonxhe duket se do të punojë në krah të kryebashkiakut të ri. Erion Veliaj, ka ftuar ishnënkryetarin e kësaj bashkie, kur ajo drejtohej nga Edi Rama, Blendi Gonxhe. Ideja e krijimit të disa parqeve në Bashkinë e re të Tiranës, ka bërë që Veliaj të mendojë t’ia besojë këtë detyrë Gonxhes. “Panorama” raporton se i kontaktuar në telefon prej gazetës, Gonxhe tha se ishte një ftesë e bërë nga kryetari i Bashkisë. “Jam duke punuar për një ide mbi një Agjenci për Parqet rekreative.
Z. Kryetar i Bashkisë, mund të hyni në Histori më vonë! Për urinimin publik paska një zgjidhje shumë të thjeshtë përveç burgut
Nuk janë vetëm shqiptarët ata që urinojnë në publik. Madje nuk janë as më problematikët. Ndaj çështja është te sugjerimet më praktike, më efektive dhe me më pak kosto për zgjidhjen e problemit. Lajme të mira vijnë kështu (për të pandehurit kuptohet) nga Hamburgu i Gjermanisë dhe San Francisco në ShBA. Edhe aty urinimi në publik ishte problem. Në San Francisco aplikohej gjoba prej 500$, por nuk kishte dhënë efekt. Ndaj ideja e gjermanëve të St. Pauli në Hamburg po fiton terren.
Shënim: “Fluturimi sportiv” i gushtit dhe një tipar që na karakterizon përtej futbollit
Entuziazmi i renditjes në vendin e 22-të në botë të kombëtares sonë të futbollit është i ligjshëm. Por me kusht që të mos harrojmë se nuk jemi realisht në atë nivel futbolli për ta fiksuar atë vend. Nuk jemi më të mirë as se Franca, Suedia e shumë ekipe të tjera. Një renditje provizore e gushtit, mund të na bëjë mirë për të rritur moralin e skuadrës dhe ndjenjën e përgjegjësisë, që tek e fundit duhet përkthyer në mbledhje pikësh për kualifikim në Euro 2016. Ky po që do të ishte sukses real.
Xhami dhe kisha pa leje në Shkodër. Artan Lame...u jep tapitë!
Çuditë në Shqipëri ngjajnë sikur riprodhojnë njëra-tjetrën. Një e tillë është edhe fakti se në Shkodër janë ndërtuar edhe gjashtë objekte kulti...pa leje. Dhe sot, drejtuesi i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ka dhënë drejtuesve të komuniteteve në këtë qytet “tapitë”. “Kështu Komuniteti Mysliman mori dy leje legalizimi për dy xhami, në Shtoj të Ri dhe Mjedë, ndërsa Kisha Katolike mori katër leje legalizimi, njëra prej të cilave për kishën “Arqipeshkvia”, raporton “Syri.net”. Sipas Lames komunitetet paskan ndërtuar pa leje për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve.
Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit. A prek kjo çmimin e bukës?
Tarifa e ujit të pijshëm do të ndryshojë. Ky është informacion tanimë zyrtar që pritet të fornalizohet si akt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Enti Rregullator i Ujit ka pritur aplikimet nga disa bashki, të cilat sugjerojnë çmimet e reja. Enti ka deklaruar edhe se do të dëgjojë mendimin e komunitetit, por vlera reale e tyre është e dyshimitë. Sot gazeta e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, shkruan se janë 12 bashki që kanë aplikuar, por vetëm ato të majta sipas saj.
Sejko i jep një dorë qeverisë: Kalimtare luhatjet në ekonomi
Dalja jashtë objektivit e të ardhurave në tatime e dogana por dhe mosrealizimi i shpenzimeve për Bankën e Shqipërisë është një periudhë kalimtare. Kështu e kondsideroi guvernatori Genti Sejko situatën ekonomiko financiare që po kalon vendi, duke i dhënë një dorë qeverisë që ndodhet përballë kritikave për kritikave për zgjedhjet e gabuara në politikat fiskale.