Slideri Kryesor
Dokumenti: Supozohet se janë 18 276 - 120 000 romë dhe më shumë se 200 000 egjiptianë. A po shkohet drejt njohjes së egjiptianëve si minoritet?
Në datën 23 dhjetor 2015 qeveria shqiptare ka marrë vendimin “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, 2016-2020”. Plani është disi i shtjelluar dhe parashikon mbështetje financiare për të gjitha ndërhyrjet që parashikohen për integrimin e këtyre komuniteteve, me synim integrimin dhe angazhimin e kësaj pjese të popullsisë shqiptare, rritjen e standardit arsimor dhe të shërbimeve ndaj saj. Plani Kombëtar e hap përmbajtjen me një statistikë të hamendësuar për numrin e përgjithshëm të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri.
Zullumet që fsheh Partia Demokratike
Përmbytjet e ditëve të fundit nuk mund t’i shpëtonin debatit politik për përgjegjësinë e dy qeverive lidhur me situatat e krijuara nga reshjet. Balta bie mbi të dyja qeveritë që pavarësisht se mundohen t’u fshihen përgjegjësive dalin zbuluar me mëkatet që kanë mbi shpinë.
Ky është i dyti vit që qeverisë aktuale i ikën situata nga duart për shkak të një dige që sipas raportimeve nga terreni u ça nga dhelprat, ndërsa në Librazhd shkarfosja e rrugës nxorri nga dheu një tjetër zullum që rrinte nën tokë bashkë me të pathënat e qeverisë së djeshme.
Masa të reja sigurie në veri të Europës/Që nga viti 2013 kanë humbur ose janë vjedhur 900 mijë pasaporta
Disa vende në veri të Europës deklarojnë se që nga viti 2013 e këtej, një numër i madh i pasaprotave të lëshuara prej tyre, janë vjedhur apo kanë humbur. Konkretisht, deklarohet zyrtarisht se në Gjermani mungojnë 477 mijëe pasaporta, në Danimarkë 195 mijë, në Suedi 177 mijë dhe në Finlandë 44 mijë.
Protesta në Prishtinë kalon drejt përleshjeve(video)
Video/Konfrontim mes policisë kosovare dhe disa protestuesve nga Tirana
Vetëvendosje ka publikuar një video të konfrontimit në Morinë mes policisë kosovare dhe disa protestuesve nga Tirana që udhëtonin drejt Prishtinës, ku do të mbahej protesta e VV-së. Protesta u zhvillua në Prishtinë dhe VV pretendon se kanë marrë pjesë 100 mijë njerëz.
Pse nuk i lihet ekspertëve edhe reforma zgjedhore?
Sot u njoftua për një takim gati dy orë mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij në qeveri, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Po kështu njoftohet edhe rikthimi i ekspertëve të PD-së në tryezë bashkë me lajmin se “mazhoranca ka tërhequr draftin e vet fillestar” të amendimeve për reformën në drejtësi. Sorrollatja në fjalë nuk ka ndonjë rëndësi kushedi se çfarë përpos faktit se ajo që duhet të ishte bërë që në fillim, po ndodh vetëm tani. Kryeministri mendoi të hidhte për miratim një reformë ekskluzivisht ekspertësh me mendimin e shpallur prej tij, se politika nuk duhet të fusë duart.
Shpresa e qeverisë/Hartë dixhitale kombëtare për zgjidhjen e mbivendosjeve të titujve të pronësisë
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mendon se një rrugë për zgjiedhjen e mbivendosjes së titujve të pronësisë në Shqipërië është krijimi i një harte dixhitale të pronave. Në një prononcim për “shqiptarja.com”, Manjani shpjegon se po “punohet për një hartë unike kombëtare dixhitale”, e cila evidenton mbivendosjet, të cilat sipas ministrit kur konstatohen do të zgjidhen “nga grupet që do të shkojnë në terren të bëjnë matje”. Nisma është shumë pozitive, pasi ndihmon shumë në një situatë kaosi.
Kriza greke si matës për situatën e Shqipërisë. Disa paralele në treguesit kryesorë
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka publikuar sot në “Monitor” një analizë për situatën ekonomike të Shqipërisë. Leskaj merr në vështrim disa elementë duke i krahasuar me situatën në Greqi, në momentin kur ky vend po hynte në krizë. Sipas Leskajt, Shqipëria ka ngjashmëri të mëdha në treguesit e vet me krizën greke, çka sinjalizon rrezik jo të vogël për vendin.
“Top-Channel” kalon nën drejtimin e presidentes Vjollca Hoxha
“Top-Channel” ka zyrtartizuar sot ndryshimet që përfliteshin prej kohësh. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen online, TCh njofton se në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm që nga sot do të jetë Presidentja e kompanisë “Top-Media”, Vjollca Hoxha. “Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë. Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë.
I del zëri edhe ministrisë së Gjermenit: 517 mijë euro për spote. Reagon AKPT-ja
I kishte shpëtuar zhurmës së akuzave të pafundme që janë bërë ndaj kësaj qeveri pqër tendera e konçesione, por më në fund ka dalë në sipërfaqe. Ministria e Zhvillimit Urban, drejtuar nga Eglantina Gjermeni raportohet të ketë transferuar në datat 18 dhjetor dhe 31 dhjetor 2015, 517 mijë euro në drejtim të një kompanie të quajtur “Kube Studios”. “Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.
