Slideri Kryesor

1- “Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm”. 2- “Përveç reformave mos prisni asgjë tjetër”

Postuar në 13 Nëntor, 2015 13:29

Koalicioni është shumë i qëndrueshëm dhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme është një fantazi e medias. Kështu janë shprehur pas takimit të sotshëm, kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij, Ilir Meta. Ky i fundit madje ka përjashtuar edhe ndryshimet e mëtejshme në qeveri. “Sa i përket takimit të sotëm, ne çdo të premte mbledhim njësinë e koordinimit të koalicionit. Sot ishte në fokus progres-raporti. Është progres-raporti më i mirë për Shqipërinë, që e vendos Shqipërinë në një nivel të vlerësueshëm lart edhe në raport me vendet që tani janë në periudhë negociatash.

"Veliaj dhe LSI parking”, bllokim në rrugë ligjore vendimit të parkimeve me pagesë

Postuar në 13 Nëntor, 2015 11:10

Partia Demokratike do të bllokojë zbatimin e vendimit të parkimeve duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqsore për shkak se sipas saj akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha procedurave të funksionimit te Këshillit Bashkiak, prek disa ligje dhe akte nënligjore, dhe është bërë vetëm e vetëm për të vjedhur.
Pa shpjeguar se cilat janë nenet që shkelen, Partia Demokratike thotë se Agjencia Tirana Parking nuk është gjë tjeter veçse krijimi i shtratit juridik për zhvatjen dhe shfrytëzimin nga klientela e Veliajt për qëllime korruptive, të aseteve të Kryeqytetit.

Betejë për të mbrojtur debitorët e bankave, 320 mijë grekë rrezikojnë të humbasin shtëpitë

Postuar në 13 Nëntor, 2015 10:18

Qeverisë greke i është dhënë afat deri në fillim të javës së ardhshme për të konkluduar në një marrëveshje me kreditorët. Zëdhënësi i Komisionit Europian, deklaroi se ministrat e financave të eurozonës ka udhëzuar grupin e ekspertëve, Euro Working Group, që të mblidhet jo më vonë se fillimi i javës së ardhshme, me qëllim që të merren vendimet e domosdoshme. “Shpresojmë që masat të finalizohen brenda ditëve të ardhshme”, deklaroi në Bruksel zëdhënësi Margaritis Schinas.

Bufi: Koalicioni PS-LSI nuk funksionon, vazhdojnë bashkë pa asnjë efekt

Postuar në 13 Nëntor, 2015 10:04

Ish-kryeministri socialist Ylli Bufi mendon se bashkimi PS-LSI është ezauruar në dy vjet qeverisje dhe se koalicioni po vazhdon për inerci pa asnjë efekt real në zhvillimin e vendit. Në një intervistë për Channel One ai lë të nënkuptohet se Edi Rama u nxitua për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Metën para zgjedhjeve.

Email-i drejtoreshës së Tatimeve: Analizë urgjente, shkurtimet e të punësuarve në biznese alarmante

Postuar në 13 Nëntor, 2015 09:41

"Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4800 largime dhe është alarmante. Kontaktoni çdo subjekt”. Me këtë tekst u është drejtuar Briseida Shehaj vartësëve të saj pas konstatimit të shkurtimeve drastike që kanë kryer bizneset në puninjës. Revista Monitor thotë se për periudhën shtator-tetor të këtij viti janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara. Shumë prej të larguarve u përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

Video/Një leksion për ata që pas "etikës" fshehin frikën nga Liria

Postuar në 12 Nëntor, 2015 21:08

(Në) Burg!

Postuar në 12 Nëntor, 2015 17:07

E mbajmë mend të gjithë sesi para një viti kryeministri përsëriste thuajse kudo ku shkonte fjalën: burg. Burg për ata që ndërtojnë pa leje, burg për ata që vidhnin energjisë. Në të vërtetë, Edi Rama nuk po bënte asgjë veçse po artikulonte si person politik disa dispozita ligjore ekzistuese. Pra asgjë e jashtëzakonshme dhe e tepruar në këtë drejtim. Por kur një politikan, sidomos në kushtet e një vendi si Shqipëria që nuk ka sistem drejtësie të konsoliduar dhe një kulturë shtetërore solide, artikulon fjalën “burg”, ajo merr konotacionin e një prirjeje për të vepruar me dorë të fortë.

Video/Vrasja në Linzë

Postuar në 12 Nëntor, 2015 16:07

Kim Mehmeti: Në Tiranë politika është spektakël me aktor kryesor kryeministrin

Postuar në 12 Nëntor, 2015 14:31

Gjatë prezantimit librit të tij “Shpërngulja e të vdekurve” në Panairin e Librit, shkrimtari Kim Mehmeti dhe edhe disa konsiderata mbi raportin që klasa politike në Tiranë ka krijuar me shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të tjera në Ballkan. Mbi të gjitha një perceptim zhgënjyes për një kryeministër që sillet si prezantues televiziv. “Më irriton ndonjëherë sesa të pakujdesshëm jemi ndaj njëri-tjetrit. Sesi Tirana, për shembull, nuk sillet ashtu siç i ka hije një Piemonti kulturor, që nuk i merr mbi vete obligimet që ka.

Rikthimi i aleancave fluide...

Postuar në 12 Nëntor, 2015 14:13

Ka shumë fjalë për aleanca fluide, për mesazhe politike mes Ilir Metës dhe PD-së. Shenja ka disa, të paktën nga kreu i LSI-së, i cili përdor një kod komunikimi që nuk e ka ndryshuar. Mund të pyetet se cila është arsyeja e takimeve thuajse të përditshme mes Edi Ramës, që është kryeministër dhe Ilir Metës? Sikurse mund të hamendësohet për arsyet se përse Ilir Meta nuk lë rast pa dalë me qëndrime të ndryshme nga aleati i vet, apo edhe duke e përgënjeshtruar atë?

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor