Slideri Kryesor
Milo: Qeveria e lodhur dhe e konsumuar, nuk bëhen reforma me presion dhe terror psikologjik
Në pritje për të konkretizuar marrëveshjen e firmosur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, Paskal Milo nuk i kursen kritikat për ish-aleatin në opozitë. Milo thotë se qeveria është konsumuar shpejt dhe se për ta shpëtuar nga degradimi ka një zgjidhje që sipas tij lidhet me ndryshimin e emrave të ministrave.
“Rëndësi ka historia që lufta tregon, jo përparimi apo numri i të vrarëve. Jemi në luftë me Iranin”
Izraeli dhe Irani ndodhen aktualisht në një luftë teknologjike në lëmin ushtarak dhe civil dhe duket se iranianët po e ngushtojnë shumë diferencën. Shefi i shërbimit sekret ushtarak të Izraelit, Herzl Halevi, ka pranuar realitetin në një leksion që ka dhënë para Kolegjit të Menaxhimit në Bankën “Rothchild” në Tel-Aviv. “Nëse më pyesni kur do të kemi një luftë me Iranin në 10 vitet e ardhshme, do ju jap një përgjigje surprizuese: Ne jemi tashmë në luftë me Iranin. Ne po zhvillojmë një luftë teknologjike.
Lavdrim Muhaxheri në listat e bashkëpunëtorëve të Al-Qaidas. Muhaxheri lufton për ISIS, ndarë nga Al-Qaida më 2014-ën
Qeveria shqiptare ka marrë më datën 21 tetor të këtij viti një vendim ndryshues i vendimit në fuqi për listën e personave apo organizatave që janë financues të terrorizmit. Lista, siç thuhet në vendim, azhurnohet në përputhje me listat e konsoliduara të OKB-së dhe në emrat e shtuar figuron si person “anëtar, ose bashkëpunëtor me organizatën Al-Qaida” edhe Lavdrim Muhaxheri. Kosovari që është bërë i njohur ka hyrë më lista të tilla që në tetor 2014, por në këtë vit raportohet se është ndarë zyrtarisht edhe Shteti Islamik me organizatën Al – Qaida.
"Kamzhiku" për biznesin, qeverisë i kërkohet të mos kalojë në fshehtësi ashpërsimet në Kodin Penal
Konfederata e Industrive do t'i kërkojë zyrtarisht dëputetëvë të të gjithë forcave politike, që të kthejnë për rishqyrtim nismën ligjore të qeverisë dhe ta ballafaqojë profesionalisht me grupët e interësit.
Brigjet greke, mallkim për emigrantët e Mesdheut. 80 fëmijë janë mbytur që prej shtatorit
Tragjeditë me emigrantë që tentojnë të prekin brigjet e Greqisë nuk kanë fund. 11 refugjatë kanë humbur jetën mëngjesin e të dielës, kur u përmbyt gomonia me të cilën po i afroheshin ishullit Samos. Ngjarja ndodhi vetëm 20 metra para se skafi të prekte brigjet shkëmbore të ishullit.
Pesë prej të vdekurve janë gra, dy të mitur dhe katër foshnje.
Trupat e shpëtimit që shkuan në vendngjarje nxorrën fillimisht një prej trupave pa jetë. Por pak më vonë u gjetën dhjetë trupa të tjerë, që ishin bllokuar në kabinën e skafit.
Opozita bën propozime konkrete për uljen e taksave. Qeveria për rritjen e tyre
Premtimet e Lulzim Bashës për taksta, në takimet e shumta që ka zhvilluar së fundmi në disa qytete të Shqipërisë, mund të marrin një vlerë të re dhe mund të rrisin kredencialet e opozitës. Basha ka premtuar rikthim të taksës së sheshtë dhe ulje në përgjithësi të taksave si mundësi dhe rrugë për të nxjerrë vendi nga kriza e tanishme. Vetëm dje u bë e njohur se qeveria me buxhetin e ri ka ndërmend të trefishojë taksën e sigurimit të mikanev, që vjen si pasojë direkte një ndërhyrjeje për taksat e shoqërive të sigurimit dhe taksën e pronës.
Fotolajm/Pylli i Shebenikut kthehet në lëndinë
Një qytetar poston në faen "Jeta osh qejf" këtë foto nga pylli(ish) i Shebenikut. Çfarë duket është alarmante.
Masakra me trashëgiminë shqiptare
Inxhinieri, arkeologu dhe restauratori Gjergj Frashëri prej kohësh është antagonist me strukturat e trashëgimisë shqiptare. Për hir të së vërtetës, në çdo moment ka mundur të përshfaqë mendimet e tij, por edhe të kritikojë me gishtin tregues, ata që ai mendon si përgjegjës të kësaj rrëmuje që po ndodh, dhe që po e pengon realisht evidentimin e trashëgimisë sonë. Akuzon gërrmuesit klandestinë, Ministrinë e Kulturës, ASHA, Institutin e Monumenteve por edhe Forumin e Trashëgimisë (intervistuesi ka qenë vetë anëtar i saj në muajt e fundit).
"Lulzim Bashën nuk e do askush se është mashtrues. Në krye e solli Argita Berisha”
Gazetari Milaim Zeka i ka dhënë një intervistë portalit “tesheshi.com”, ku ndër të tjera jep edhe disa konsiderata për politikanët shqiptarë. Këto konsiderata që vijnë nga jashtë kanë rëndësi pasi zbulojnë një perceptim të munguar në Shqipëri. Teksa flet fjalë të mira për Edi Ramën, që e quan njeriun e fundit që mund të bëjë diçka për Shqipërinë, Zeka flet troç dhe hapur për Lulzim Bashën. Për të cilin mendon se është më i keqi ndër politikanët shqiptarë.
Qeveria e çon vendin në gropë: 600 milion euro shpërdorim fondesh për vitin 2014
Qeveria aktuale thyen rekord në ahpërdorimin e fondeve buxhetore. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se për votin 2015, qeveri me të gjitha degët e saj “kanë shpërdoruar 82 352 933 000 lekë nga paratë e qytetarëve shqiptarë, gati 20 herë më shumë se në 2013”. Kjo në zbatim të buxhetit të vitit 2014. Raporto jep hollësi të shpërdorimit të fondeve, ku bie në sy përdorimi i fondit rezervë si shtesë në buxhet. “Vlera e shkeljeve me pasojë dëm ekonomik në të ardhurat e buxhetit është 14,407,241 000 lekë.