Slideri Kryesor

“Telefoni i prishur” dhe ambasadori Lu në mes

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:57

Kur dëgjon udhëheqësit më të lartë politikë shqiptarë sesi fajsojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e konsensusit rreth reformës në drejtësi, të kujtohet loja fëminore e “telefonit të prishur”.  Në atë lojë, meqë fjala shkon vesh më vesh, pa u dëgjuar nga të tjerët, mund të fillojë si lepurush te fëmija i parë në rradhë, e të përfundojë si gomar tek i fundit.

Shpërthen Asad: Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Edroganit

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:43

Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka mbajtur një fjalim me tone të larta në parlamentin e vendit duke paralajmëruar ofensivë të ashpër ndaj rebelëve dhe forcave mbështetëse të tyre. "Lufta jonë kundër terroristëve do të vazhdojë. Jam i vendosur të marr çdo pëllëmbë tokë që është pushtuar nga kundërshtarët tanë"- deklaroi Asad.

Politika shqiptare me teza të njëjta para palës greke. PD-ja shmang përmendjen e çështjes së kufirit detar

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:09

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, mbyll sot një nga vizitat më të rëndësishme në Shqipëri. Ai ka qëndruar dy ditë dhe është takuar me të gjkthë drejtuesit kryesorë politikë e institucionalë në Shqipëri. Kotzias ka pranuar të flasë për çamët, por jo për një çështje “Çame”, ka diskutuar në një takim në universitet, ka prekur marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij, kryeministrin dhe Presidentin. Mbetet për t’u parë se çfarë hapash do të hidhen nga të dyja vendet për të zgjidhur ndonjë nga çështjet e konsideruara si probleme.

Pajisja përgjuese, kryeministri i kërkon ndjesë publike Italisë

Postuar në 07 Qershor, 2016 16:23

Pas veprimeve të sotme të prokurorisë dhe shkarkimit, me vendim gjykate të drejtorit të Policisë, Haki Çako, kryeministri ka reaguar me këtë deklaratë:

"Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Në kufijtë e një incidenti diplomatik me Italinë. Tërhiqet nga Shqipëria kreu i Interforza-s, Grillo

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:49

Disa media bëjnë me dije se sot është tërhequr nga Shqipëria, kreu i Misionit Interforza, Michelle Grillo. Nuk jepen arsyet zyrtare, por interpretimet e lidhin Grillon me skandalin e pajisjes përgjuese për të cilën sot u dha goditja në Policinë e Shtetit(http://www.balkanweb.com/site/pajisja-e-pergjimit-italia-terheq-nga-shqiperia-shefin-e-misionit-te-interforces/).

Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:17

Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.

Demokracia e Re kërkon interpelancë me Komisionin Europian për protestën "qeveritare" të çamëve. Rama zbutet në takimin me Kotzias

Postuar në 07 Qershor, 2016 12:45

Ndërsa ministri i jashtëm grek po takohej me kryeministrin shqiptar, një eurodeputete nga Greqia, kërkonte mendimin e Komisionit europian, lidhur me atë që ajo e quan “pretendime irredentiste nga ana e Shqipërisë”. Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, ka marrë shkas nga protesta e djeshme para ministrisë së jashtme në Tiranë, ku merrte pjesë edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, apo deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u cilësuan të papranueshme nga Athina.

Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri

Postuar në 07 Qershor, 2016 12:01

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra  Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin  Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.

PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike

Postuar në 07 Qershor, 2016 11:38

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor