Slideri Kryesor

Triumf i axhendës/ave personale

Postuar në 06 Qershor, 2016 22:42

Takimi mes drejtuesve të pozitës dhe opozitës përfundoi pa produkt. Të dyja palët, përkatësisht kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, fajësoi PD-në për dështimin duke e akuzuar se është ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama lexoi një fjalim të prapërgatitur në letër, një provë se ai hyri në takim me pritmërinë e dështimit. Lulzim Basha, pasi arriti një takim simbolik, u tha shqiptarëve se Edi Rama do të kapë drejtësinë.

Fillon Plani B: Në kërkim të 94 votave për reformën në drejtësi

Postuar në 06 Qershor, 2016 22:01

Edi Rama deklaroi në emisionin Top Story se Plani A (votimi i reformës në drejtësi me konsensus) dështoi sot në takimin që pati me Lulzim Bashën. Nga nesër, tha ai, fillon Plani B – drafti i reformës do të shkojë në Kuvend me synimin që të miratohet me të paktën 94 vota të deputeteve (mazhoranca ka sot rreth 87 vota). Pak orë më parë, Basha kishte paralajmëruar se drafti nuk do të votohej nga asnjë deputet i opozitës, nëse nuk arrihej konsensusi. Pak ditë më parë, edhe Ilir Meta kishte deklaruar se konsesnsusi është i domosdoshëm.

Axhendës së Kotzias i shtohet takimi me Ramën, mediat greke akuzojnë kryeministrin shqiptar se nxiti protestat e çamëve

Postuar në 06 Qershor, 2016 19:17

Mediat kryesore greke kanë veçuar nga vizita e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias në Tiranë, angazhimin e dy shefave të diplomacive respektive për zgjidhjen e gjithë problemeve në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërkohë kanë bërë të ditur edhe se në programin e vizitës është shtuar një takim i ministrit grek me kryeministrin Edi Rama, që do të zhvillohet të martën. Por në përcjelljen e vizitës nga mediat e vendit fqinj, ka qëndruar shumë lart edhe protesta e organizatës “Çamëria”.

Hashashi, "monokulturë" bujqësore e Shqipërisë së Poshtme

Postuar në 06 Qershor, 2016 17:08

Vlorë, Berat, Tepelenë, Gjirokastër, Lushje dhe Fier. Këto janë disa prej qyteteve ku opozita ka denoncuar se mbillet hashash në mënyrë masive. Po sjellim fotot që janë shërbyer prej saj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, me shpresën se kështu ndihmohet edhe policia në punën e saj. 

Po donatorët kush janë? Apo informacion i klasifikuar?

Postuar në 06 Qershor, 2016 15:46

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte sot në Njësinë nr. 5 me rastin e rikonstruktimit të një kopshti, atij “Katër stinët”. Është padyshim një nga punët e mira që Bashkia bën dhe për këtë do falënderuar, ndonëse po bën thjesht detyrën.

Ambasadori turk përshëndet nisjen e trupave shqiptare në Afganistan: Dëshmi e lidhjeve vllazërore në shekuj

Postuar në 06 Qershor, 2016 13:27

Një kontingjent i Batalionit Komando të Forcave të Armatosura shqiptare u nis me mision paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të kontributit të FARSH në operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”.  Kontigjenti i katërt paqeruajtës i FA shqiptare do të shërbejnë për një periudhë 6 - mujore në Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje dhe varësi të Komandës Rajonale turke në Kabul.

Aneksi i stadiumit “Qemal Stafa” do të jepet për ndërtime

Postuar në 06 Qershor, 2016 13:09

Një tjetër zonë e Tiranës, aktualisht hapësirë sportive, do të shndërrohet në sipërfaqe ndërtimi. Kështu pretendon Partia Demokratike, e cila përmes këshilltarëve të saj në Bashki, ka paralajmëruar, se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka ndërmend që të japë leje ndërtimi për pallate në aneksin sportiv të stadiumit “Qemal Stafa”.

Hetimi për skandalin e shtatzanisë në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër, priten të tjera arrestime

Postuar në 06 Qershor, 2016 12:59

Hetimi për skandalin e shtatzënisë dhe më pas abortimit të tri pacienteve të sëmura mendore të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër, pritet të zgjerohet dhe të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore edhe drejtueset e mëparshme të saj.

Dy ditë më parë, Gjykata e Shkodrës liroi nga paraburgimi drejtoreshën e Qendrës, Juliana Cepi dhe infermieren Aida Ymeraj. Ato u akuzuan nga Prokuroria e Shkodrës për “shpërdorim detyre”, në lidhje me rastin e pacienteve që dyshohet se kanë abortuar në mënyrë të kundërligjshme.

Kotzias: Në Greqi kemi çamë, ata që bashkëpunuan me nazizmin mos i identifikoni me shqiptarët

Postuar në 06 Qershor, 2016 12:38

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias kërkoi nga Tirana që çamët që bashkëpunuan me nazizmin të mos identifikohen me të gjithë shqiptarët dhe se faktet hitorike janë të njohura. Në konferencën për shtyp me homologun shqiptar, ministri grek foli për herë të parë për implikimin e çamëve në  Luftën e Dytë Botërore.

Rumania dhe Polonia brenda rrezes raketore ruse, kërcënojnë sigurinë e Moskës

Postuar në 06 Qershor, 2016 10:10

Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë .

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor