Slideri Kryesor

Nacionalistët e bardhë të armatosur në Charlottville të SHBA(video)

Postuar në 13 Gusht, 2017 19:34

Vendet ish-socialiste me jetëgjatësinë më të shkurtër në Evropë

Postuar në 13 Gusht, 2017 18:40

Evropa meriton emërtimin "Kontinenti i Vjetër" pasi ka një popullsi me moshë mesatarisht më të madhe se kontinentet e tjera. Sot në Evropë ka rreth 32 pensionistë për çdo 100 punëtorë të moshës 20-64 vjeç, pra rreth tre punëtorë për një pensionist. Ky raport pritet të bjerë në dy punëtorë për një pensionist në mesin e shekullit të XXI.

Studimi thekson se sidomos Evropa Jugore kombinon shpopullimin me plakjen e popullsisë. Në vende të tilla si Greqia dhe Italia, ka një numër në rritje të atyre që lënë në tregun e punës për të dalë në pension, se të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Elitat e dyfekut

Postuar në 13 Gusht, 2017 16:23

Sot është kujtuar në disa media 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. E firmosur në vitin 2001 pas një konflikti të armatosur, marrëveshja vendosi kushte të reja bashkëjetese politike dhe sociale mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ajo vuri në zbatim praktik terma të reja për lirinë e shqiptarëve që kishin qenë deri më atëherë të margjinalizuar. Mirëpo ky është një vlerësim i përgjithshëm që ndonëse do të mbetet në histori, nuk i shpëton dot gjykimit të saj.

Zjarret, qeveria mobilizon "vullnetarisht" edhe administratën e bashkive

Postuar në 13 Gusht, 2017 12:56

“Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në terren për shuarjen e zjarreve edhe në fundjavë, në Finiq, Dropull dhe Maqellarë. Tashmë është bërë e zakonshme, por për fat të keq vijon të ketë thuajse përditë vatra të reja, pa pikë dyshimi të qëllimshme. Megjithatë mbetemi maksimalisht të angazhuar për ruajtjen pasurisë publike dhe asaj private”. 

Turqia ndërpret mbështetjen për rebelët sirianë

Postuar në 13 Gusht, 2017 12:09

Turqia ka ndërprerë mbështetjen për Koalicionin Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe Forcat Opozitare që përfshijnë grupe të ndryshme luftëtarësh kundër Damaskut zyrtar. Lajmi bëhet I ditur nga gazeta siriane Zaman el-Vasl që citon burime nga rebelët. Nëse konfirmohet lajmi do të përbënte pikë kthese vendimtare në konfliktin sirian. Koalicioni sirian opozitar u themelua në nëntor të vitit 2012 dhe ka marrë mbështetje vjetore $320,000 nga Turqia.

Lista “e zezë” e himariotëve që do u hiqet shtetësia greke

Postuar në 12 Gusht, 2017 19:22

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe  rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.

Ekstremi i djathtë tregon forcën në SHBA. Përplasje e dhunshme për simbolet e Luftës Civile

Postuar në 12 Gusht, 2017 18:58

Një vendim i marrë për heqjen e disa simboleve që përkujtojnë rreshtimin e Virginias me Konfederatën në Luftën Civile amerikane të shekullit të 19-të është bërë shkak për përplasje fizike mes protestuesve të bardhë dhe aktivistëve të së djathtës dhe një grupi protestuesish që kundërshtojnë këtë qëndrim. Ngjarja ka ndodhur në Charlottesille, një qytet me 47 mijë banorë, shumica e të cilëve kanë votuar për Hillary Clinton në zgjedhjet e fundit.

Qeveria teknike, mburojë e PD-së për enturazhin e saj në drejtësi

Postuar në 12 Gusht, 2017 12:13

Pikëpyetjeve për qëndrimin në qeveri të ministrave teknikë të Partisë Demokratike nuk u ka dhënë asnjëherë përgjigje të qartë kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa kryeministri bën sikur nuk e ka mendjen për bashkejetesën verore me ata që i quajti gardianë të zgjedhjeve deri në 26 qershor. Argumenti është se ministrat teknikë po përgatisin një raport për zgjedhjet, por nga ana tjetër konsumojnë dhe akte që nuk kanë të bëjnë vetëm me teknikalitete, por me mbrojtje politike për njerëz të sistemit të drejtësisë.

Cilët janë politikanët europianë që mbështesin Maduron?

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:39

Në listën e gjashtë mbështetësve fanatikë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, renditen udhëheqë politikë nga vende të Europës. Revista  Politico veçon kryeministrin grek, Aleksis Tsipra, që sipas saj ishte një nga politikanët e paktë evropianë që kishin shkuar në varrimin e Hugo Chavez.  "Dikur e cilësonte Venezuelën si një model antikapitalist dhe kolegët e tij thonë se Chavez është një nga heronjtë e tij, edhe për arsyen se ka lindur në të njëjtën ditë me të (28 korrik)", shkruan revista. 

‘Diplomacia e shuarjes së zjarreve’, si potencial në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:11

Shpesh herë interpretimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bazohet thelbësisht në dimensionin e materializmit, se sa tek aspektet simbolike dhe spirituale të popujve respektivë. Edhe për sa i përket pjesës teorike, disponimi i fuqisë ushtarake dhe ekonomike vlen më shumë se sa marrëdhëniet ndëretnike, tregu, apo parimi se ‘arti bashkon dhe nuk ndan’.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor