Slideri Kryesor

Akti i parë i qeverisë së re, trajton OSHEE-në si tepsinë e Ardian Çelës

Postuar në 28 Qershor, 2017 14:08

Pa kaluar as 24 orë nga mbyllja zyrtare e numërimit të votave dhe konfirmimit të PS si mazhorancë e vetme, nis ndarja e tepsisë nga timonieri fitues i zgjedhjeve, i cili kërkoi votën për të çliruar vendin nga një sistem që e shikonte qeverisjen si ndarje përfitimesh.

E mori sërish në mbrojtje Lulzim Bashën

Postuar në 28 Qershor, 2017 13:59

Sali Berisha ka reaguar sot për atë që ndodhi në zgjedhje duke dalë me një qëndrim që do të thotë mbrojtje për Lulzim Bashën. Jo më kot reagimi erdhi pas hapjes së procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri, një akt tanimë formal me kandidaturën e Eduard Selamit përballë. Më poshtë reagimi i Berishës në Facebook: 

Modeli PS 2009/A mund të ketë zgjedhje të besueshme në PD nën organizimin e ekipit të Bashës?

Postuar në 28 Qershor, 2017 11:09

Ajo që po ndodh në PD është një rrugëtim që Lulzim Basha e di përmendsh. Sepse atë ai e ka parë të zhvillohet në vitin 2009 te Partia Socialiste, e cila pasi humbi zgjedhjet, u lëshua në një politikë kaotike dhe histerike virtuosi I së cilës u bë patjetër kryetari Edi Rama.

"4 gabimet madhore të Bashës në opozitë"

Postuar në 28 Qershor, 2017 11:08

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkut e Tiranës bëri një analizë të shkurtër të humbjes së opozitës në zgjedhje. Sipas tij, pamvarësisht përdorimit të parave në zgjedhje dhe praktikave të tjera të pushtetit që ndikuan tek vota, humbja erdhi për arsye të tjera që lidhen me mënyrën sesi PD bëri opozitë në 4 vjet.

Nëse zgjedhjet i bleu krimi dhe pushteti, atëherë Marrëveshja e 18 majit bie

Postuar në 28 Qershor, 2017 08:34

Fjalimi i Lulzim Bashës dje në mbrëmje ishte një kombinim i njohjes së humbjes, përgjegjësisë për të dhe manovrës për të mbajtur një rrugëdalje drejt rikonfirmimit në drejtimin e partisë. Fjalimi erdhi siç u tha pas një takimi me ish-kryetarin Sali Berisha, i cili deri më tani nuk është prononcuar për këto që kanë ndodhur. Vlen të kujtojmë këtu se intervista e fundit e Sali Berishës përpara zgjedhjes vuri në vëmendje edhe sjelljen e Bashës pas një humbjeje hipotetike dhe sipas ish – kryeministrit, akti i tij i dorëheqjes në vitin 2013, nuk ka pse të shihet si model.

Fjalë pa fund...për atdheun dhe shqiptarët

Postuar në 27 Qershor, 2017 23:41

Kënga e katër viteve që vijnë - kryeministri Edi Rama në festën e radhës në shesh:

Reagimi zyrtar i kreut të PD-së: Ishin zgjedhje të pabarabarta

Postuar në 27 Qershor, 2017 21:06

Bashës i kërkohet të hapë krahun, humbja ekspozon përçarjen në PD

Postuar në 27 Qershor, 2017 20:58

Humbja e Partisë Demokratike ka ekspozuar edhe përçarjen që ekzistuar në këtë parti gjatë 4 vjeçarit të saj në opozitë. Përçarje që mesa duket ka nisur që nga zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe mënyra sesi ai erdhi në krye të partisë më të madhe të opozitës në një garë shumë të diskutueshme me Sokol Olldashin.

Një votë që po lexohet si revansh dhe Amnisti

Postuar në 27 Qershor, 2017 19:13

Vota dhe fitorja janë përgjegjësi e madhe. Me këtë shprehje kryeministri Edi Rama hapi siparin e mandatit të dytë të tij në qeveri duke i qëndruar besnik demagogjisë dhe manipulimit. 

Bashkësia Islame e Kosovës: Kemi marrë masa për thirrjen në xhami për Lavdrim Muhaxherin

Postuar në 27 Qershor, 2017 18:30

Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Këshilli I Bashkësisë në Kaçanik, njoftoi me një lajmërim nga xhamia vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, ish-luftëtar i njohur i Shtetit Islamik. Kjo sjellje ka krijuar një lloj diskutimi pas BIK është distancuar nga ISIS, ndërkohë që përfaqësues të saj janë justifikuar sot përmes një prononcimi për Radio Evropa e Lirë. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor