Ekstremi i djathtë tregon forcën në SHBA. Përplasje e dhunshme për simbolet e Luftës Civile

Një vendim i marrë për heqjen e disa simboleve që përkujtojnë rreshtimin e Virginias me Konfederatën në Luftën Civile amerikane të shekullit të 19-të është bërë shkak për përplasje fizike mes protestuesve të bardhë dhe aktivistëve të së djathtës dhe një grupi protestuesish që kundërshtojnë këtë qëndrim. Ngjarja ka ndodhur në Charlottesille, një qytet me 47 mijë banorë, shumica e të cilëve kanë votuar për Hillary Clinton në zgjedhjet e fundit. Siç rarpotojnë mediat amerikane, aktivistë të Ku Klus Klan dhe grupeve të supremacistëve të bardhë kanë mësyrë qytetin për të mos lejuar heqjen e simboleve të Konfederatës dhe të një statuje të Gjeneralit Lee. Guvernatori i Virginias, Terry McAuliffe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Siç është raportuar edhe më herët nga shumë burime, e djathta ekstreme është çështja numër një e sigurisë në SHBA dhe ajo është injoruar për një kohë të gjatë.
"Now we have the police and the National Guard in full tactical gear sweeping the entire scene," @PaulaReidCBS says. https://t.co/JcimVly1oG pic.twitter.com/9SNqTZC1K3
— CBS News (@CBSNews) August 12, 2017
Add new comment