Blloku Të Kripura
Shpërthime
Është kohë shpërthimesh. Madje shpërthime me magnitudë mediatike në kufijtë e katastrofës edhe pse asnjë dëm nuk duket në suvanë e vjetër të politikës.
Pak kohë më parë shpërtheu Tom Doshi kur akuzoi Ilir Metën se donte ta vriste. Shpërthim që çoi asgjëkundi.
Më tej shpërtheu Donald Lu kur foli për kriminelë në politikë e në Parlament. Diçka u bë, por jo kushedi çë.
Shpërtheu më vonë Ben Blushi. Bëhej fjalë për votën dhe statutin e PS-së. Kështu u tha në publik, se pale ça bëhet nga pas...
Qeveritë shqiptare janë në thelb për një Shqipëri agrare. P.sh Berisha premtoi 20 milionë rrënjë ullinj kur ishte në qeveri, kurse sot denoncon 20 milionë rrënjë kanabis
Ekskluzive/Basha i rrëfen Lusë zgjidhjen për situatën në Dibër
"Hej Lul, çfarë mendon të bësh tani që humbe në Dibër?"
"E kam gjetur një zgjidhje: Blushi i dha fjalën Doktorit që do shkruajë librin "Dibrani."
"Interesante. Po nuk do ishte më mirë një libër për të fortët, krimin, dekriminalizimin?"
"Po negocioj me Mustafajn për librin tjetër: "Karteli"
"Unë dëgjova se donte ta bënte z. Zogaj."
"Jo, jo. Se ai është katolik. Nuk ja vlen."
"Çuna, si është kjo puna e taksixhiut që na trajnon Edi Ramën me të vërteta? A nuk më keni thënë që taksixhinjtë janë dora jonë?" "Ka shumë çemër që kanë nisur këtë punë. Do ketë qëlluar Rama me ta dhe i kanë hapur sytë"
"Beso, na duhet një shkrim për këtë situatën e Dibrës". "Megjithë qejf, por kam frikë se do ma marrin si inat tropojani. Pse nuk i thua Sherefedinit të gjejë një nga anët e veta? Bën më shumë punë..."
Premtim solemn në Dibër: No more Shukri
I vetmi intelektual me të cilin Edi Rama shoqërohet është Fate Velaj. Si ta shpjegojmë këtë vakuum?
Nëpër labirintet e “Partisë Sonë”
Ose një përpjekje për një enciklopedi të partisë
Partia Socialiste është një organizim unik në historinë politike të shqiptarëve. E themeluar në vitin 1941 ajo renditet si organizimi politik, mbi bazë programi dhe orientimi ideologjik, me jetëgjatësinë më të madhe.
Megjithatë nuk ka një histori të saj. Tekstet e para viteve ’90 janë diskredituar si të njëanshëm dhe që përjashtojnë kontributet e shumë figurave të saj, injorojnë shumë ngjarje dhe shfaqen dogmatike ndaj institucioneve si ato të religjionit.