Blloku Të Kripura
Lajm i rëndësishëm nga opozita: Lulzim Basha është qethur
Ka kohë që nga opozita nuk kemi lajme, në pritje që Shqipëria të ngrihet në këmbë ashtu siç lajmëron edhe sllogani i Partisë Demokratike. Por mesa duket Shqipëria përton të bëjë ulje ngritje sipas kapricove të politikës. Në pritje që populli të ngrihet Lulzim Basha ka gjetur kohën për të bërë një stilim të flokëve. Ai ka shkuar i qethur në takimin elektoral në Kurbin ku dhe mori shumë duartrokitje edhe për shkak modelit të ri të flokëve.
Sazexhiu i Përparimit në Facebook RTSh
“Ata që qeverisën deri dje, nuk i bënë reformat që po bëjmë ne sepse as që e besonin se Shqipëria mund të bëhet një vend ku nuk pihet duhan në vendet publike”.
Kjo është një nga fjalitë e kryeministrit Edi Rama në komunikimin e tij të Javës në Facebook RTSh. Një muzikë monotone dhe e lodhshme që e dënon publikun të pranojë një njeri që lëshon të tilla broçkulla nga goja, në një garë të kotë që tregon për një vend që ekziston vetëm në përrallën e qeverisë.
Censura dhe censorët - reagim mbi përpjekjet për të ndaluar kritikën
Pas lajmeve se edhe disa video ironike të grupit të njohur në rrjetet sociale, "Çmendina Dublim" janë hequr nga Facebook, si pasojë e kërkesave dhe ankesave, reagimi i ÇD është një copëz nga Gjuetia e Fundit, e shfaqur vite më parë.
Video flet vetë, por edhe akuzon se simptomat e censurës janë të njëjta:
Z. Lu, mos vallë delet kanë fituar llotarinë amerikane?
Rezultatet befasuese nga sondazhi - në fshat dhe në qytet - për Erjon Veliajn
Në Bashkinë e Tiranës punohet. Jo pak madje. Sidomos po të krahasosh punët që po bëhen me epokën e gjumit të Bashës, rezultatet janë jo të pakta. Natyrisht mund të bëhet më shumë, më mirë, por siç thotë kryetari i ri i Bashkisë: Tiran nuk ndalet.
Propozimi sekret i Vuçiç për Ramën: "Caktoni një ministër për Greqinë si ne për Kosovën". Rama në dilemë për kandidaturat, i dyzuar mes Spartak Ngjelës dhe Erjon Braçes
Ekskluzive/Avokat Ngjela shpjegon gjeopolitikën e tij të Facebook-ut
Avokat Ngjela shpjegon sizmikën e ndryshimeve që po ndodhin në Ballkan, me intuitën e një shamani që beson te syri i keq. Më poshtë fjalët e vyera të avokatit:
Avokat, Saliu po kundërshton si i tërbuar reformën në drejtësi
Saliun e ka zënë frika. Ai i urren dhe ka frikë anglo-saksonët dhe drejtësinë e tyre se është harbut.
Avokat, po bën numra edhe Ilir Meta
