Blloku Të Kripura

Fundi i Tranzicionit/Mero Baze ka rënë në dashuri

Postuar në 07 Gusht, 2026 21:45

 

Publiku shqiptar ka tashmë rreth dy vjet që ka mësuar një lajm cilësisht ndryshe. Një nga ato lajmet që të jep ndjesinë e mirë se tranzicioni po shkon drejt fundit. Lajmi është se Mero Baze, një ndër gazetarët më të mirë siç jemi mësuar të dëgjojmë, ka rënë në dashuri. Madje në një dashuri të thellë e pa kthim. 

Arrestohet në Francë me ndihmën e iranianëve, Ermal Beqiri, njeriu i MOSSAD-it nê Tiranë

Postuar në 28 Korrik, 2026 21:43

 

Arrestimi i Ermal Beqirit, i akuzuar si pjesë thelbësore e.dosjes "AKSHI" rezulton të jetë pjesë e një operacioni të ndërlikuar spiunazhi që afekton direkt sigurinë e Shqipërisë.

Diella iku. Garë e ethshme në opozitë për zëvendësimin në qeverinë hije

Postuar në 15 Maj, 2026 15:15

Sapo kreu i PD-së, Sali Berisha, shpalli të rremë Diellën si ministre e Inteligjencës Artificiale, në radhët e opozitës ka nisur lufta për marrjen e kêsaj detyre në qeverinê hije të opozitës. Tensioni është shumë i lartë dhe mes rivalëve kryesorë janë Xhelal Mziu dhe Flamur Noka. Burimet thonë se nga  në sondazh konfidencial demokratët mendojnë megjithatë se emri më i përshtatshëm për këtë detyrë është Lulzim Basha. 

Reagim ndaj akuzave të Berishës, drejt krijimit të News25

Postuar në 03 Maj, 2026 00:06

 

Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, vizitë në Shtetin Bektashi

Postuar në 27 Shkurt, 2026 21:17

Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë së bashku me ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, Shtetin Bektashi. Sipas informacioneve vizita parashikon takime me kreun e  Shtetit, Shkëlqesinë e Forumturuar, Baba Mondi. Nuk bëhet e ditur axhenda por nê takime parashikohet të marrë pjesê edhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. 

vijon...

Ekskluzive/Presidenti Begaj refuzon shkarkimin e Elisa Spiropalit

Postuar në 26 Shkurt, 2026 21:21

Ndryshimet e reja në qeveri duket se po çojnë në krizë të paprecedentë politike dhs institucionale. Burime për "Të Kripura" bëjnë me dije se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka njoftuar kryeministrin se nuk ka ndërmend të dekretojë shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, nën arsyetimin e rekomanduar nga partnerët europianë se ajo është një ndër interlokutoret kyçe me presidentin ukrainas Zelenskiy sa i takon diskutimeve për paqen me Rusinë. Mbetet ende e paqartë se çfarë do të vendoset nga z. Rama. 

Lajm në përditësim...

Rama korrigjon talljen/Ishulli i Sazanit do quhet ishulli "Donald Trump"

Postuar në 03 Tetor, 2025 02:03

 

Shakaja e kryeministrit për presidentin Donald Trump.ka rrëshkitur drejt një incidenti të rëndë diplomatik. E nisur me idenë për të rënë në sy, ajo është interpretuar si tallje për Trump, i njohur si person që i merr personalisht mufkat e lëshuara ndaj tij.

Burime për “Të Kripura” bëjnë me dije se z. Rama i kanë tërhequr vëmendjen miqtë e huaj për shakanë e pavend për të cilën nuk mund ta ndihmojë askush.

Zbulohet emri i ambasadorit të ri të Shqipërisë në ShBA, Hurdy Tariffs

Postuar në 07 Maj, 2025 00:38

 

Duket se kryeministri Edi Rama do të provojë një kartë të fundit për afrim me administratën e Donald Trump. "Të Kripura" mëson se z. Rama ka menduar të miklojë në mënyrë origjinale Donald Trump me një truk marketingu. 

Ai i ka propozuar studiuesit Fatos Tarifa të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në ShBA. Me një kusht: mbiemri do të regjistrohet si Tariffs. Duke qenë se emri Fatos vjen pak a shumë si "hard guy", thuhet se  identikiti i ri skenik të jetë Hardy Tariffs. 

Ekskluzive/Edi Rama urdhëron rihapjen e Trikotazhit në Korçë

Postuar në 24 Shkurt, 2025 22:20

 

Organizata e Gruas Socialiste ka thirrur një seancë dëgjimore urgjente me shoqen Ajola Xoxa për të dhënë shpjegime mbi shpenzimet marramendëse për veshje, për të cilat akuzohet bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas burimeve për “Të Kripura” seanca do të mbahet me dyer të mbyllura për gratë e thjeshta, por në të do të marrin pjesë vetëm shoqet që janë Zonja, që kanë haber nga çmimet e rrobave dhe modës.

Sondazhi: A është Erion Veliaj një ndyrësirë?

Postuar në 24 Shkurt, 2025 12:54

Nisur nga debatet e shumta dhe nga standardi i kryeministrit Rama sipas të cilit "kur unë them idiot shpreh një opinion" duket e udhës të hapet një minisondazh me pyetjen: 

A është Erion Veliaj një Ndyrësirë? 

Shaptilografisti

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura